Sinuzitet akute janë një sëmundje mjaft e shpeshtë dhe sipas të dhënave të literaturës gati çdo njeri në jetën e tij kalon një process inflamator në një nga sinuset paranazalë. Dhe në rrethin tonë kjo sëmundje është mjaft e shpeshtë mbi 200 raste në vit diagnostikohen dhe kurohen në spital dhe në mënyrë ambulatore. Nga sinuset paranazalë më shumë sipas literaturës sëmuren sinuset maxillarë, pastaj sinuset etmeidalë, frontale dhe sfenoidale. Ka mjaft raste që sëmuren 2 – 3 sinuse në të njëjtën kohë dhe sidomos sinuset maxilare dhe frontale, ka raste që sëmuren nga një process inflamator të gjitha sinuset paranazalë dhe kjo e fundit quhet pansinuzitis akuta e cila paraqet një kuadër klinik mjaft të rëndë. Etiologjia e kësaj sëmundje janë mikrobet e kaviteteve nazale, nazefaringsit, odontogjene të cilat kalojnë për kontunoitatum dhe infektojnë mukozën e sinuseve. Këto quhen infeksione sekondare, infeksione primare janë nëpërmjet gjakut në rastet e septicemive, sëmundjeve ngjitëse si në raste gripi, skarlatine, fruthi etj. Faktor favorizues janë hipertrofitet e konkave nazale, deviacionet e septit nazal si dhe proçeset e tjera patologjike të zgavrave të hundës të cilat në mënyrën mekanike pengojnë zbrazjen normale të lëngjeve nga sinuset në kavitetin nazal.

Nga të dhënat e autorëve të ndryshëm si profesor B. Zyma, E. Qirku, B. Budo dhe të autorëve të huaj si: Anesto Palestrini, Prebazhensku, Vojaçek, etj nga analizat bakterologjike që kanë bërë, ka rezultuar se shkaktari më i shpeshtë i sinoziteve akute është pneumokoku, pastaj vjen stafilokoku, streptokoku, më rrallë bacilli fridlender dhe më rrallë bacilli pseudodifterik.

Nga analiza bakterologjike të bëra nga ana e laboratorit bakterologjik pranë qendrës sanitare Kukës, na ka rezultuar nga 256 analiza bakterologjike të bëra gjatë 10 vjetëve 1973 – 1983 me material të marrur nga kaviteti i sinuseve ka rezultuar si më poshtë:

  • Nga bakteri stafilokok kemi patur 103 raste, streptokok 75 raste, pneumokok 30 raste dhe 42 raste me strepto – stafilokok, 8 raste nga bacilli i Fridlenderit.

Siç del nga studimi i lartpërmendur në rastet tona si shkaktar më i shpejtë ka qenë stafilokoku dhe streptokoku, më të rrallë kanë qenë infksionet e sinuseve nga baktere të tjera. Përsa i përket moshave, sinozitet akute shfaqen në çdo moshë, por më të predispozuar janë sipas studimit tonë të 475 rasteve të kuruara në repartin e ORL të spitalit tonë, mosha 20 – 60 vjeç.

Sipas grupmoshave duke filluar nga mosha 10 vjet e lart ka rezultuar si më poshtë:

  • Në moshën deri në 20 vjet kemi kuruar 45 raste
  • Në moshën 20 – 40 vjet kemi kuruar 160 raste
  • Në moshën 40 – 60 vjet kemi kuruar 203 raste
  • Mbi moshën 60 vjet kemi kuruar 67 raste

Sipas rasteve të kuruara nga ana e jonë del se sinoziti akut më shumë është shfaqur në moshën 40 – 60 vjeç dhe në rradhë të dytë mosha 20 – 40 vjet. Kjo shpjegohet se mosha 40 – 60 vjeç janë më të zëna në punë dhe punojnë në mjedise me pluhura, gjithashtu në mjedise me ndryshime të theksuara të temperaturës, prandaj dhe inflamacioni i sinuziteve është më i shpeshtë.

Sipas seksit nuk ka ndonjë predispozicion sipas të dhënave të literaturës, kjo sëmundje shfaqet njëlloj si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt. Porn ë studimin tonë të 475 të sëmurëve të kuruar në repartin e ORL rezulton si më poshtë:

  • 308 raste janë të seksit mashkull dhe 167 raste të seksit femër. Kjo vjen sipas mendimit tonë se burrat punojnë në proçese pune që janë më të disfavorshme siç janë minierat, uzinat, etj.

Në lidhje me profesionin e të sëmurëve sipas studimit tonë 60 % e të sëmurëve kanë

qenë anëtar që kanë punuar dhe punojnë në: minerë, NSHN, uzinën e bakrit, përpunim druri, ndërsa 30 % e të sëmurëve kanë punuar në bujqësi, pjesa tjetër 10 % kanë qenë nxënës të shkollave dhe nëpunës. Pra, kjo shpjegon deri në një farë mase se përveç punës së vështirë që ka në këtë sector, punëtorët nuk respektojnë mjetet mbojtëse në proçesin e punës.

Duke u mbështetur në të dhënat anatomo – patologjike sinozitet akute ndahen në inflamacione katarale dhe purulente (qelbëzuese).

Në format katarale akute kemi edemë të mukozës së hundës me zgjerimin e enëve të gjakut dhe me infiltrim linfocitarë të mukozës, në këtë formë sëmundje nuk kemi dëmtime të kockës, eksudati i grumbulluar në kavitetet sinuzalë ka ngjyrë të qartë, e disa herë pak të verdhë. Kjo formë e sinozitit është më e lehtë dhe do një trajtim më të lehtë nga forma e sinozitit purulent. Në rast se nuk mjekohet mund të kalojmë në formë purulente.

Sinoziti purulent akut karakterizohet si forma më e rëndë e sinozitit akut i cili nga ana anatome patologjike ka edemë të theksuar në shtresën subepideliale të mukozës gjë që e trash atë disa herë më tepër. Enët e gjakut janë shumë të zgjeruar dhe të mbushura, indi lidhor që invadohet me transudat hemoragjik. Në format e rënda të sinozitit purulent preket edhe kocka duke dhënë periustite dhe ostomielite deri në perfuracionin e murit të sinusit, që sjell ndërlikime të tjera më të rënda. Eksudati është purulent dhe hemoragjik. Kjo formë e sinozitit akut është një nga format më të rënda prandaj do një trajtim mjekësor të specializuar. Nga studimi i rasteve të kuruara në repartin tonë rreth 60 % e të sëmurëve kanë qenë në formën e sinoziteve kataral akutë dhe 40 % kanë qenë sinozite purelente. Nga këto sit ë formës katarale dhe ato purelente mbi 60 % kanë qenë infeksione të sinusit maxilar dhe frontal, pjesa tjetër kanë qenë sinozitet etnoidale dhe sfenoidale. Shpeshtësia e sëmundjeve të sinozitit akut maxilar dhe atij frontal është se janë më të ekspozuara me ambientin e jashtëm dhe sipas të dhënave nuk duhet të ketë predispozicion tjetër.

Të sëmurët e shtruar me sinozit akut kanë patur ankesa për dhimbje të forta e cila ndihet në ballë ose në regjionin maxilar, në radiks nazi, në bulbasin e syrit, gjithashtu të sëmurët kanë patur çrregullime të gjendjes së humorit, lodhje të shpejtë në punë, humbje të dëshirës për punë, çrregullime të nuhatjes, anozmi apo hipozmi. Shpesh çrregullimet e të parit, dhembje të nevralgis trigeminalë, si rezultat i infeksionit të nervit alveolar, kjo për arsye se ky nerv kalon nëpërmjet murit të sinusit maxilar. Në këta pacientë kanë konstatuar shenja objective siç janë sekrecionet nga ana e hundës, hiperplazia e konkave nazale, masa polipoze në hundë te një pjesë e pacientëve janë konstatuar erizipela dhe eczema të hundës. Këto simptoma si ato subjektive dhe ato objektive kanë qenë më të shprehura në sinozitet purulente akute. Këto simptoma kanë qenë tamam të njëllojta me ato që përshkruhen në literaturë. Në përcaktimin e diagnozës jemi bazuar në shenjat subjektive të përmendura më lartë dhe nga të dhënat e ekzaminimit objektiv siç kanë qenë infeksioni, palmacioni, rinoskopia anterior, media dhe posteriore, gjithashtu kemi përdorur dhe metodën e punksionit. Diafanoskopia si metodë  ekzaminimi nuk e kemi përdorur sepse na ka munguar diafanoskopi. Në 47 % e të sëmurëve me sinozit maxilar u është bërë punksioni diagnostic dhe për qëllime curative

 

 

 

 

Mjekimi

Në 75 % e të sëmurëve të shtruar në repartin e ORL gjatë këtyre 10 vjetëve janë kuruar në mënyrë conservative. Është kombinuar mjekimi local me atë të përgjithshmin, në mjekimin local kemi përdorur medikamente vazokonstritor siç kanë qenë adrenalina, solucion 10/00 solucione endrin 2 %, etj. Janë përdorur tampon të njomura me solucion kokainë 5 % të vendosur në meatuse nazi. Janë përdorur dhe antibiotikë me pika në hundë sipas antibiogramës. Me efekt shumë të mirë është përdorur injektimi i antibiotikëve dhrejtpërdhrejtë në kavitetin sinusit 2 – 3 herë në javë. Efekt të mirë ka patur kombinimi i mjekimit të sipërpërmendur me fizioterapi sidomos me U.V.C, soluks. Kjo ka dhënë efekt në kurimin e shpejtë të të sëmurëve e cila ka zvogëluar ditëqëndrimin e të sëmurëve në spital.

Në 40 % të rasteve të sinoziteve maxilar purelente dhe ato frontale kemi përdorur ndërhyrjen kirurgjikale duke bërë radikale te sinusi maxilar sipas metodës Koldyelyk ndërsa sipas metodës denker nuk kam operuar asnjë rast. Janë operuar 15 % e të sëmurëve të sinoziteve frontale purolente sipas metodës Kiljanit dhe sipas metodës Ridelit. Përsa i përket sinoziteve edmoidalë dhe sfenoidalë që përfshin 36 % të rasteve të trajtuara në repartin tonë i kemi mjekuar në mënyrë conservative dhe rezultati ka qenë i mirë vetëm se kemi patur zgjatje të ditëqëndrimit në spital.

Theksojmë se në trajtimet kirurgjikale që kemi bërë gjatë këtyre 10 vjetëve vetëm 5 pacientë kanë patur ripërsëritje të sëmundjes nga këto 3 janë rioperuar të cilat pas rioperacionit gjendja ka kaluar mirë, dy të tjerët janë trajtuar në mënyrë conservative dhe gjendja e tyre është përmirësuar pa patur nevojë për rindërhyrje operatore.

Nga të gjitha rastet që kemi operuar gjatë këtyre 10 vjetëve nuk kemi patur asnjë komplikacion si gjatë operacionit dhe në periudhën postoperative.

 

 

 

 

 

 

Përfundim

Sëmundja e sinozitit akut është një patologji e shpeshtë në moshat 20 – 60 vjeç, sidomos te punëtorët e minierave dhe në vendet e punës ku ka pluhura.

  1. Për të evituar shkaqet predispozuese në këto vende pune del si detyrë që nga ana e punëtorëve të përdoren me rigorozitet mjetet mbrojtëse dhe antidodat përkatëse.
  2. Për të evituar mundësinë e shfaqjes së kësaj sëmundjeje një rol të madh del depistimi i pacientëve që kanë defekte dhe pengesa mekanike në kavitetet nazale që në moshat e vogla.
  3. Në mjekimin e sëmundjes së sinozitit akut prioritet duhet t’i jepet mjekimit konservativ të kombinuar me fizioterapi sipas antibiogramës.
  4. Në mjekimin kirurgjikal të sinozitit akut sipas eksperiencës sonë një efekt shumë të mirë na ka dhënë aplikimi i lavazheve me solucion fiziologjik në periudhën post operatore sidomos para daljes së pacientit.
  5. Një masë mbojtëse profilaktike është dhe mbajtja e kapeles në kokë, sidomos në periudhat e ftohta

 

Mjeku: Bajram Cena