Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, përgjegjës për zhvillimin e teknologjive të reja për Ushtrinë Amerikane (DARPA), propozoi përdorimin e tuneleve taktike në fushën e betejës, raporton National Interest.
Tunelet kanë qenë prej kohësh një dhimbje koke e madhe për ushtrinë amerikane dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore në betejat në Vietnam dhe madje edhe në konfliktin me militantët DAES.
Sipas ekspertëve të DARPA-s, ushtarët amerikanë mund të përfitojnë nga kjo përvojë për të fituar një avantazh në fushën e betejës. Megjithatë, ushtria nuk ka aftësitë e nevojshme për këtë.
“Asnjë specialitet ushtarak nuk ofron trajnime për të ndërtuar tunele taktike dhe nuk ka pajisje apo teknologji që do të lejonte ndërtimin dhe përdorimin e tunelit”, shkruan National Interest.
Faza e parë e programit të propozuar nga DARPA parashikon 11 milionë dollarë për kostot e vlerësimit të efikasitetit të metodës së depërtimit dhe tuneleve nga këndvështrimi i karakteristikave teknike.
Në të njëjtën kohë, autorët e projektit sugjerojnë se tunelet përdoren vetëm për furnizimin me ushqim dhe municione, si dhe gjatë misioneve të evakuimit. Autorët vlerësuan se kjo teknologji është e shtrenjtë dhe jo plotësisht e sigurt.