Erleta Hoti, vajza e Ukshin Hotit
Në reagimin e Erleta Hotit, që apeloi, të mos tranohen disa individ në favor të ekstremit fetarë, pati reagime të orkestruara kunder saj, në favor të dreqit tmallkum. Ka disa imam të lagur në shi, e kriminel, që i rrinë kësaj pune 24 orë pa da. Krimi ma i rrezikshëm, shpesh herë fshehet pas tyre, e pas „shoqatave humanitare e bamirsije“.
Askush nuk është kundër islamit tradicional, bashkveprimit, harmonisë, modelit të kohekzistencës mes njerëzve e feve të ndryshme. Që aq shumë po përseritet kjo. Në këtë drejtim, jemi model ku mund të përfitojmë shumë. E ky model, po tjetersohet dalngadal, fatkeqësisht. Por tani halli është diku tjetër:
Nuk reaguan „patriotët“ që i nderojnë heronjët tanë tu bërë foto para tyre, si në rastin e Ukshin Hotit, Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit etj. (Kosova është mbushur sot me mjaft pamje të folklorit patriotik). Sigurisht, tani në mendjet e tyre mund të priten fushata elektorale dhe po u dashka të heshtin. Këto dit, Kosovës i jan vërsulur armiqt më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë ky vend. Janë zgjue nga gjumi edhe ata armiq që ishin të fjetur deri dje, edhe ata që kanë vdekur qysh moti. Në këtë llum, janë përzier të gjitha ngjyrat.
Mirë, ti kthehemi ngjarjes. Nuk reagojnë dashamirët se mos i humbin votat? A edhe kjo punë po na ban vaki në këtë larushi të quditshme të pluralizmit tonë? Për kend po i ruajkan votat këta tipa? Për cilin elektorat? Për elektoratin e Pakistanit, Indisë, Turqisë apo Katarit? Sipas kësaj logjike, le tua lëshojnë vendin fetarëve ekstrem. Le të bëhen ata deputë, ata me të cilët i pastrojmë sytë çdo mengjes në fejzbuk, me lloj lloj deklaratash të tyre antievropiane e anticivilizuese.
Hyni në profil të atyre që bërtasin e shajnë vajzen e patriotit me fjalë banale. Do të shihni disa njerëz të instrumentalizum nga mësimet e të premteve, të disave që kanë ndjenja klandestine. Me ksula të hogjallarëve erdhen oficerët rus të Romanovëve në Kosovë, në viset shqiptare e në tempujt fetarë qysh heret. Ajo praktikë ortodokse sllave e fund shek. XVIII, vazhdon deri tani në gjith Ballkanin të mbuluar si misionarë. Përgaditen planprograme çkomtarizuese më të rrezikshme nga tër ato që kemi pasur deri më sot. Pas çlirimit të vendit nga UCK dhe perëndimi, u orkestru në mënyrën aq perfide kunder nesh sa shteti me numër më të vogël të banorëve, autokton e i vjetër që në parahistori, të ket sot „ambasodor“ të tillë më së shumti në Siri. (Të tillët kur të kthehen, ku doni mi que, hajde merrni nëpr shpija e gjamija ju që i nxitët). Për çka intervenoj NATO këtu. Sigurisht jo për simpatin e këtyre që duan të duken mushka të shortuara e të ardhur në tokat tona.
Në shugurimin e Nën Terezës, Vatikani, Ju mundësoi at ditë ta udhëheqin vet shqiptarët Selinë e Shenjtë. Këtë nuk ua mundësoi asnjë populli tjetër, as Hebrejve. I vetmi popull, që Vatikani nuk nderhyn te klerikët, kur shenojnë për historin e përgjithëshme dhe të profetëve, jemi vetëm ne shqiptarë. Jemi këtu që në kohën e diellit… Të gjith kan respekt. E dinë pse.
E paskan permend vajzen dhe jan quditë se ajo paska thënë se ishim heret të krishterë. Domethënë ne duhet të frigohemi ta themi këtë të vërtetë në trojet tona? Thu se paskem ardhë në mesjetë nga Turkmenistani siq kan deshirë serbët bashk me këta ti humbin gjurmët këtu ku jemi. Që nga legalizimi i fesë së krishterë (dhe i besimit në një zot), me Ediktin e Milanos, 80 % të vjetve tona ntotal deri sot, bashk me katragjyshët tanë, jetuam në at fe. Tani shumica jemi musliman, ska gjë të keqe këtu. Por ti lëmë njëherë e përgjithmonë statistikat. Edhe sot kufiri i hekurt në mes të sllavëve dhe ilirëve është Danubi. Edhe serbët tani po mundohen të gjejnë prejardhje tjetër dhe jo nga Karpatet. Gjith rrenojat e vjetra në Bullgarin e sotme, në Thraki e vende tjera ishin të Dardanëve ose ilirëve të vjetër, deri vonë, në krishterimin e hershëm per disa shekuj.
Kush janë këto gojë të kqija që po flasin. Kur të shkrihet akulli, do të shihni si u vije era dhe nga kush blihen e dirigjohen këta instrument. Krimi fshehet pas gjynahave. Se paskan shumë dhimt këta, se kjo vajzë qenka e patriotit Ukshin Hoti. Haj medet për ket siklet të tyre. Ju lëshuan pas shpine tër këto hijena. Të tjerët jan ulur pupçe pas gardhit tu ba sehir apo kushedi çka, tu kqyr se çpo ndodhë. Dilni në lendinë e mbrone qiken e guximshme të patriotit. Ska këtu inati. Flasin gratë kur mungojnë burrat, kur e shohin vendin se po shkon teposhtë. Po të mos e kishte gjakun e trimit Ukshin Hoti, ajo sdo të guxonte të përballej me këta qenefa.
Bija e fisit, edhe pse nuk po të njoh, fole mirë e trimnisht. Mos u lodh se këta të kishin sulmue me qenë ti vet vajza e Skenderbeut. Pse a nuk e sulmuan këta pordhana Skenderbeun? E i thonë gjithçka Nënës Tereze? Po këta e shajnë nënën e vet! Sja japin asaj, as doren. Ekstremi kur rritet në vetvete, i vret edhe nxënsit nëpër shkolla. Këto monstra të zeza i kemi çdo dit nëpër lajme. Në faqet e para të gazetave. A mos po kan hall mu ba shkenctarë e Nobelista a? Konkurenca e tyre është vetëm kështu. Kan bërë para të pista e infrasrukturë tu e thirrë njani tjetrin, naten e diten se si të reagojnë, ti mbrojnë faqet e zeza e të duken shumë.
Sa për sikletin e kësaj pune, ty vajzë e nderuar, ta marshin të keqen, të gjitha të ligat. Bile ta marshin edhe mundimin e mengjesit, siç thot një fjalë e urtë në Deçan. Thot edhe ndryshe por nuk flitet tani. Se vërtet ishe e gjallë. Lisat e gjatë e të pastër i godet era. Qofsh me jetë të gjatë bac.