Në sallen “Aleks Buda” të Akademise së Shkencave të Shqipërisë, u prezantua libri “Shtatë Fletore” (vepra e plotë me 5548 vargje) që botohet për herë të parë pas tri dekadash, i poetit martir Havzi Nela, sot më 22 shkurt 2019, në ora 11.00  në prani të shumë shkrimtarëve e personaliteteve të vendit, vepër e botuar nga shtëpia botuese e promovuese Klubi i Poezisë. Sponsor Flamur Hoxha, redaktor Izet Duraku, botues Rexhep Shahu.

Pas ndërtimit të bustit të poetit martir dhe të shtëpisë së tij të re në fshatin e lindjes në Kollovoz nga Bashkia Kukës me inisiativë të kryetarit Bashkim Shehu, u botuan edhe tri libra, revista Illz, speciale nr 14 kushtuar Havziut e shkrimtarëvë martirë, Shkrimtarët për Havzi Nelën -shpirti i lirë i Lumës dhe Shtatë fletore, vepra e plotë me financimin e humanistit Flamur Hoxha.

Së shpejti botohet edhe libri album “Bisedë me Havzi Nelën”.

Në promovimin e sotëm folën: Rexhep Shahu, Izet Duraku, Petrit Ruka, Visar Zhiti, Mehmet Elezi, Agron Tufa, Sadik Bejko, Behar Gjoka.