Përbërësit:
12 të bardhë të vezëve
300 g sheqer
200 g kokos
200 g arra
Për mbushje:
12 të verdhë të vezëve
200 g sheqer
1 margarinë
Për zbukurim: Çokollatë e grirë në rende.
Përgatitja:
Shtypeni dëborën e fortë nga 6 të bardhët e vezëve, shtoni 150 g sheqer dhe kokos. Masën e lyer dhe miellin hidheni në tepsi dhe piqeni në temperaturë shumë të lehtë.
E njëjta procedurë përsëritet edhe me 6 të bardhët të vezëve të tjera, por që në vend të kokosit shtohen arrat e bluara.
Për mbushje, përzieni të verdhët e vezëve me sheqer dhe zieni në avull derisa të dendësohen.
Ftoheni, dhe pastaj shtoni shkumën e margarinës së përzier.
Mbushjen lëreni në kore me kokos, mbulojeni koren me arra, lyjeni me mbushjen e verdhë dhe zbukurojeni me çokollatën e grirë në rende.
Priteni në formë katrorësh.