Nga Ali Salaj- VOA
Në Mal të Zi, opozita malazeze i ka akuzuar krerët e shtetit për korrupsion dhe pushtet autoritar dhe ka paralajmëruar për sot mbajtjen e protestave në Podgoricë, para selisë së Partisë Demokratike Socialiste në pushtet. Protesta vjen ndërsa akuzat për korrupsion kanë kohë që shkaktojnë fërkime të ashpra mes opozitës dhe pushtetit. Afaristi i njohur dhe kryetari i Atlas Grup ku bën pjesë edhe Televizioni A1, Dushko Knezheviç, i cili gjendet i arratisur në Londër, vazhdon me publikimin e materialeve komprometuese ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Ndërkohë, autoritetet malazeze e kanë shpallur person në kërkim si i dyshimte për pastrim parash dhe për vepra tjera korruptive, i cili sipas tyre, është vënë në shërbim të opozitës për ta ndryshuar pushtetin në Mal të Zi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën:
https://www.zeriamerikes.com/a/mal-i-zi-ferkime-politike-afera-korruptive/4789894.html