Ekonomia e Gjermanisë është rritur 1.5 për qind vitin e kaluar, duke shënuar kështu rritjen më të ulët nga viti 2013.
Të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave kanë treguar se ekonomia më e madhe e Evropës ka shënuar ulje në vitin 2018.
Ekonomia më e dobët globale dhe problemet në industrinë e veturave, të shkaktuara nga standardet e reja për ndotjen e ajrit, janë përmendur si kontribuuese të kësaj uljeje.
Në fillim të vitit 2018, ekonomia gjermane ishte pritur të rritej për 1.8 për qind, derisa në vitin 2017, ky vend kishte shënuar rritje prej 2.2 për qind.
Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur në çerekun e tretë të 2018-tës, derisa përçarjet tregtare globale janë fajësuar në për këtë rezultat.
Ka pasur shqetësime se Gjermania rrezikon të përballet me një situatë të tillë edhe në çerekun e katërt, ndonëse Zyra e Statistikave ende nuk ka bërë të ditura të dhënat për këtë periudhë.