Sa më i madh kontakti me kafshët shtëpiake gjatë viteve të para të jetës, aq më të mbrojtur janë fëmijët nga alergjitë.
Kjo është vërtetuar nga studime të kryera nga universitetet suedeze, të cilat janë publikuar në revistat prestigjoze shkencore Plus One dhe britanikja New Scientist.
Janë analizuar të dhënat e 1029 fëmijëve të moshave 8-9 vjeç, të cilët nuk kishin pasur kafshë shtëpiake në vitin e parë të jetës së tyre. 49% e tyre vuanin nga alergjitë, ndërkohë që statistikat uleshin në 43% në fëmijët e grupit tjetër që kishin pasur një mace apo qen, dhe në rastin kur në shtëpitë e tyre ishin 3 kafshë shtëpiake, shifrat uleshin në 24%.
Ndërkohë që disa fëmijë kishin jetuar me 5 këlyshë në shtëpi dhe nuk kishin pasur asnjë rast alergjie në jetën e tyre.
Qenushët, macet, breshkat, lepurushat, etj në ambientet e shtëpisë janë mbartës mikrobesh që stimulojnë sistemin imunitar në mënyrë të tillë që fëmijët të mos bëhen alergjikë.
Gjithashtu edhe në rastet kur fëmijët kalojnë një pjesë të mirë të kohës duke luajtur në ambiente të hapura me fëmijë të tjerë ndikon si një masë mbrojtëse shumë.