Gjermania me mbulim të rrjetit 4G më të keq se Shqipëria

Gjermania mbetet mbrapa në aspektin e rrjetit të telefonave celularë. Sipas një studimi të kompanisë konsulente Aachen P3, i cili është bërë në emër të grupit parlamentar të ekologjistëve, Gjermania është pas Shqipërisë.

Në këtë studim thuhet se Republika Federale e Gjermanisë, qëndron keq në furnizimin me valë 4G (LTE) në Evropë, në krahasim me shtetet e tjera evropiane. Kështu në vendet si Polonia dhe Shqipëria ka shërbime më të mira se në Gjermani – si në aspektin e mbulimit me rrjet ashtu edhe të normave të rrjeteve. Edhe rrjeti më i mirë në Gjermani është “larg në krahasim me rrjetin ndërkombëtar”, thuhet në studimin e botuar nga AFP. Ky lajm është botuar në mediat e grupit Funke. Ndërsa në Holandë, Belgjikë dhe Zvicër, “pothuajse të gjithë operatorët e rrjetit 4G (LTE) mbulojnë më shumë se 90 përqind të territorit”, Telekomi në Gjermani “ka vetëm një mbulesë pre j75 përqind me 4G (LTE)”. Vodafone mbulon 57 përqind të rrjetit.

Probleme të mëdha të rrjeteve

Rrjeti i shpejtë i Telefonica nuk është “as në dispozicion për gjysmën e grupeve të analizuara të të dhënave”. Në Poloni dhe në Shqipëri, klientët e Deutsche Telekom, secila me 80 përqind, kanë mbulimin më të mirë të rrjetit. Konsumatorët e T-Mobile në Austri (84 përqind) dhe Holandë (90 përqind) e kanë edhe më mirë. Në përgjithësi, sipas studimit, fuqia e lidhjes me rrjetin 4G është shumë e mirë në Holandë, Belgjikë dhe Zvicër. Sa i përket shpejtësisë së shkarkimit të të dhënave, Telekomi gjerman ka nëj shpejtësi mesatare prej 4.9 megabitë për sekondë (Mbit/s). Vodafone dhe Telefonica janë mbrapa me 4.8 dhe 4.1 Mbit/s. Konsumatorët e rrjetit Telekom dhe Vodafone në Shqipëri kanë një fuqi mesatare prej 9.4 dhe 8.7 Mbit/s, afërsisht dy herë më shpejt. Veçanërisht në Zvicër, por edhe në Danimarkë dhe Holandë, 4G (LTE) është shumë më e shpejtë se në Gjermani. Shifrat janë të bazuara në të dhënat që janë regjistruar automatikisht duke përdorur një aplikacion në smartfonëve Android, nga korriku deri në shtator dhe pastaj përpunohen në mënyrë anonime në nivelin qendror. Sipas autorëve të studimit, ky aplikacion u instalua në kohën e grumbullimit të të dhënave në rreth 190 milionë pajisje në mbarë botën dhe dërgoi rreth 1.5 bilion të dhëna në ditë.

vç/jm/cha