Largimi i tetë ministrave nga kabineti qeveritar dhe zëvendësimi i tyre me të rinj nga Kryeministri Rama sot në Asamble, ka ngjalluar interes edhe për mediat ballkanike, por edhe ato ndërkombëtare.
Agjencia e lajmeve italiane “ANSA” shkruan se largimi i tyre erdhi si pasojë e protestave të studentëve, pavarësisht se kërkesat e tyre ishin më shumë të natyrës ekonomike.
Një tjetër media, e cila pasqyron realitetin socio-politik në Shqipëri, “Balkaninsight” raporton se kryeministri i Shqipërisë ka shkarkuar gjysmën e kabinetit qeveritar pas protestave të studentëve në rrugët e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.
Një ngjarje e tillë nuk kishte se si të mungonte edhe në faqen e “The Associated Press”, e cila thekson se Rama ka riorganizuar kabinetin qeveritar si përgjigje ndaj interesave të studentëve që protestuan duke denoncuar edhe rastet e korrupsionit dhe kushteve të vështira ekonomike e sociale në të cilat jetojnë.