- Sëmundja e kancerit
Në Indi, një nga fjalët kyçe të kërkimit të këtij viti ishte kanceri. Kjo mund të ndodhë sepse shumë të famshëm indianë u diagnostikuan me kancer.
- Presioni i gjakut
Një tjetër fjalë kyçe e kontrolluar në Indi është presioni i gjakut (BP). Me 1 në çdo 3 persona që vuajnë nga hipertensioni, është e kuptueshme pse është një nga fjalët më të kërkuara në ‘Google’.
- Diabeti
India është një nga vendet që ka më shumë individë që vuajnë nga diabeti, gjë që mund të jetë një arsye e madhe pse është një nga më të kërkuarat në vitin 2018. Më shumë se 50 milionë njerëz vuajnë nga diabeti i tipit 2 në Indi.
- Ethe tropikale
Gati 10.000 raste u diagnostikuan këtë vit në Indi me këtë sëmundje, ja pse kjo është një nga më të kërkuarat gjithashtu.
- Pagjumësia
Humbja e gjumit e quajtur edhe pagjumësia nuk është më e rrallë tani. Rreth 93% e popullsisë në Indi kanë probleme me gjumin. Kjo është një nga arsyet pse është kërkuar më së shumti duke u kthyer në një faktor shqetësues për shëndetin.