Receta e ditës/ Lulelakër me karrota

Përbërësit për 4 persona:

-1 lulelakër
-2 karrota
-1 kokërr qepë
-4 thelpinj hudhër
-1 domate
– vaj ulliri
-kripë
-sheqer

Përgatitja:

Hidhni vajin në një tenxhere dhe shtoni qepën, hudhrën, karrotat e prera kub, skuqini derisa të ndërrojë ngjyra e karrotave. Sipër shtoni lulelakrën e ndarë në degëza dhe sipër lulelakrës domatet e prera kub. Shtoni kripën dhe sheqerin ( sheqer duhet të jetë 2 herë më shumë se kripa). Sipër hidhini pak ujë të nxehtë dhe lërini të piqen derisa të zbuten. Pa e hapur kapakun, lëreni një natë dhe servireni të nesërmen.