Mësuesi X

Tregim nga Tahir Bezhani i Gjakovës

Java e fundit e muajt shtator ishte mot pa te reshura . Një erë e lehtë veriu,megjithatë, të detyronte të futësh duart në xhepa të palltos. Rrugët e qytetit ishin përplot me njerëz që kishin dalë për të shfrytëzuar atë pak kohë të bukur vjeshtore. Qyteti dukej i dendur,i zhurmshëm nga bisedat gjatë ecjeve. Në mesditë,bëhej edhe ndërrimi i nxënëseve në shkolla të mesme. Kjo pamje ia shtonte madhështinë qytetit. Një kolorit moshash nëpër rrugët e qytetit,e bënin atraktive ditën e premte të javës së fundit të tetorit. Disa të moshuar,uleshin edhe në karrige të parkut. Ndiznin nga një fitil duhani,bisedonin për  hallet e jete,të cilat nuk janë të pakta në këtë kohë…

Nuk u mbaruan kurrë këto halle tona,do thoshte secili nga ne. Në karrige më tej bisedonin dy miq të vjetër. Meli e Xeni, filluan të ngrinin zërin gjatë bisedës. Kush e di ku e kishin”lidhur” bisedën!… Befas ,sytë e tyre u takuan me një person i cili u ngjante në dikë. Ai ecte i vetmuar rrugës së parkut  në drejtim të qendrës së qytetit. Ndërsa dy miqtë,filluan të identifikojnë atë person, të cilin moti nuk e kishin takuar.

Meli,iu drejtua mikut të tij,a është ky,ai mësuesi që fliteshin për te fjalë të mira  tërë Reka?- e pyeti Xenin?

– Me gjasë po,tha Xeni. Kur të afrohet edhe pakë do e njohim më mirë. Do i bëjmë ftesë,nëse do ulet me ne,ka qenë mësues e njeri i mirë !

–Ke të drejtë. Pajtohem.

Hapat e mësuesit ishin të ngadalshëm. Në dorën e majtë mbante një shkop, për ta ndihmuar ecjen e lodhur. Kishte të veshur një pallto të shkurtër,ngjyrë kafeje, mbante syza të trasha. Sigurisht,dioptri e çrregulluar! Fytyra e tij dukej mbi moshën që kishte kaluar. Ishte tretur ajo pamje simpatike, plot gjallëri jete…

Ecte kokulur thuajse kërkonte diç të humbur. Pllakat e  rrugëve të parkut, ishin të prishura dhe,sikur të ishte mot me shi, secili do stërpikej deri në gjunjë,por edhe mësuesi që ecte në kujtime…. Duke ecur rrugicës mes pishave të parkut,Mësuesi X,u përkul deri në tokë,duke u mbajtur në shkopin e tij,mikun e ditës. Zgjati gishtat dhe mori një duq duhani të hedhur nga kalimtarët. Futi dorën në xhepin e djathtë të palltos,nxori çakmakun dhe ndezi atë duq duhani.

U ndal pakës, e shikonte tymosjen, rrugëtimin e tij të shkapërderdhur, thithi edhe dy herë dhe e hodhi. Në vete gërthiti “phiiiiihaaaa, mi qeli sytë”!..Që nga dje nuk kam tymosur ,foli dhe eci drejt  qendrës së qytetit.

Kur iu afrua Mësuesi X karriges ku ishin ulur Meli e Xeni,e përshëndetën ,ishin të gatshëm për ta ftuar të ulej  për një pushim rasti, pas shumë e shumë kohe të kaluar. Në një afërsi, të dytë e përshëndetën mësuesin, duke i thënë “tungjatjeta o burrë!…” Mësuesi X, i ngarkuar me hallet e veta, nuk i dëgjoi miqët e dikurshëm, eci rrugës dhe doli në qendër të qytetit. Një zot e di se kah ishte tretur në mendime , me çfarë problemesh e kishte ngarkuar jeta?!…..

Pastaj, të dy miqtë, Meli e Xeni, duke u ndjerë thellësisht të prekur për rastin e Mësuesit X, për gjendjen aspak të mirë ,katandisjen e tij fizike, gjendje qe vërehej nga kushdo, hasen në paragjykime, ku biseda shkalloi në analiza të thella të kohës. Furtunat e brendshme jane të rrezikshme për njeriun, e çojnë buzë gërmisë, por shkaktarët janë  nga jasht… Nga pushtetet dhe  padrejtësitë e tyre që rrëmbejnë jeta njerëzish. Kështu menduan dy miqët e bisdedës,Meli e Xeni,dhe vazhduan bisden.

– A e vërejte Xeni?- tha Meli.

– Po-tha Xeni,e vërejta dhe u ndjeva keq, keq po ndihem akoma! Kështu e ka jeta. Sa të jesh i fortë të duan  të gjithë kur plakesh e nuk ke asgje, nuk të do askush.

-Kështu ka qenë gjithmonë o Xeni-foli Meli. -Po,e di,por gjithmonë duhet të shkojnë punët kështu?…. Njerëzit e kontributeve të punës e jetës, të merituarit, duhet të vlerësohen edhe nga shoqëria,edhe nga rrethi ku jeton. Për dyzet vite, ka dhënë dyzet gjenerata nxënësish, të cilët sot janë me fakultete e profesione të ndryshme. Ata janë diku, (këtu ose jasht…), si dëshmi e punës së këtij mësuesi të mjerë. Aiiiii!-bëri Meli. Sikur nuk po i di punët!….Po,po!… Pse po i di po flas, por pikërisht për këtë edhe nuk pajtohem me këto sjellje te shoqërisë sonë.

-A e din Meli-foli Xeni, se ky njeri në një kohë jo të largët ka “hëngër” dajak trupit, nga Serbët, ne vitet 90-ta, për programet shkollore ne gjuhen shqipe. Paralelizem shtetërorë ndaj Serbisë i kanë pas thënë!… A e dinë?!

-A mba mend se tërë fshati i bëri vizitë në shtëpi, patëm lënë për adet, ngapak të fala, sepse ishim të gjithë si një frymë, veprojshim të bashkuar, Meli. E sot, pas 20 vitesh, një mësues i rrespektuar, nuk i njeh bashkëvendasit e tij. Tmer-a ?!….

-Do na fusish në biseda të gjata Xeni. Koha po ikën, po vjen pasditja e freskët. Të ecim rrugës deri poshtë lagjes, pastaj ndahemi. Takohemi nesër prap-foli Meli.

– O Meli,iu përgjigj Xeni, nuk jam për biseda që ngatrrojnë, por dhimbjen ma futi brenda ky mësues sot. Shpresat  m’i shkurtoj….

-Ecim, jemi miq, vllezer, mirëkuptohemi….

Dhe të dytë së bashku, u nisen rrugës kryesore të qendrës së qytetit. Me ecje të ngadalshme, duke shikuar vitrinat e veshura me modë vjeshtë-dimër,me mbathje të reja e lloj-lloj formash. Përmes xhamave, panë mësuesin brenda një barnatorje,i cili sigurisht , do blente ilaçe. Të dy ndalen ecjen dhe po e prekin njëri tjetrin me duar, duke  thënë ja mësuesi në barnatore. Vërejten se po kërkonte në kuletë para për pagesë. Sa “basti” mësuesi kuleten e tij, Meli e Xeni, në shpejtësi u futën brenda barnatorës, ia bënë pagesën farmacistës për ilaçet e mësuesit. Menjëherë dolën pa i treguar mësuesit për “nderën” që ia bënë. Pastaj farmacistja ia mbështolli ilaçet dhe nuk ia mori pagesën mësuesit në pension……Ajo i tha mësuesit se i paguan dy miqët e Juaj dhe iken….

Mësuesit i buzëqeshi fytyra, ndjeu gëzim e rrespekt nga dikush,e ndjeu se përseri ka njerëz të mendjës së shëndetshme ,ka dikush dhimbje për dikend që e meriton kujdesin. Me ndjenjën e shpresës pozitive udhëtoi për në shtëpinë e tij në orët e paditës, duke u ndier i gëzuar për rrespektin e njerzëve, ani se nuk i dinte se kush ia pagoi  ilaçet.

Edhe një ditë vjeshte, ngadal u shkri në terrin e një nate plot angkth e shpresë. Kur merr kohë e keqe dhe tmeruese,të gjithë rrimë me shpresen se pas kësaj, do vijnë ditë të mira.

Vegjëlia gjithmonë jeton me shpresën e pasosur….

 

Dhjetor,2018

Gjakovë