Vështirësit në lëvizje si pasojë e ngurtësimit ose kontraktimit të muskujve njerëzit zakonisht ia atribuojnë moshës ose plakjes.
Megjithatë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, sqarojnë se mosha apo plakja nuk është shkaktari i vetëm i kontraktimeve të muskujve të shpinës, gjunjëve apo këmbëve.
Zakonisht këto kontraktime ndodhin për arsye të ndryshme ku përfshihet inflamacioni apo artriti.
Me kalimin e moshës gjymtyrët plaken, përthahen dhe ngurtësohen. Lëngjet e ndërmjetme mes kockave që zakonisht luajnë një rol lubrifikues bëhen më të pakëta.
Gjatë gjumit, muskujt e dobët dhe tendinat kanë tendencën të ngurtësohen më shumë, thonë ekspertët.
Sipas tyre, ngurtësimi i muskujve që ndodh në mëngjes mund të shkaktohet si nga osteoartriti por edhe reumatizma.
Sa zgjat ngurtësimi i muskujve në mëngjes
Ekspertët shpjegojnë se ndjesia e ngurtësimit të muskujve mund të zgjasë nga 10 në 15 minuta.
Ajo largohet me lëvizjen dhe ngrohjen e gjymtyrëve dhe muskujve.
Megjithatë, ngurtësimi dhe kontraktimi si pasojë e reumatizmës mund të zgjasë deri në një orë.
Trajtimet dhe kurat për ngurtësimin e muskujve
Ndikimi i plakjes së gjymtyrëve për fat të keq është i pakthyeshëm.
Pacientët mund të përdorin medikamente të caktuara për kontrollin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe inflamacioni.
Tek këto medikamente mund të përfshihen aspirina apo ibuprofeni dhe qetësues të tjerë.
Megjithatë, pavarësisht medikamenteve, ngurtësimi i muskujve është diçka që mund të ndodhë shpesh.
Lexoni këtu mbi ushqimet per muskuj të fortë.
Ashpërsia dhe intensiteti i ngurtësimit të muskujve në mëngjes mund të pakësohet me disa hapa të thjeshtë.
Duhet të jeni më aktiv dhe të kryeni aktivitet fizik për të rritur forcën dhe fleksibilitetin e gjymtyrëve.
Mirëmbajtja e peshës është gjithashtu e rëndësishme dhe e dobishme.
Gjatë këtyre rasteve të dhimbshme, mund të përdorni kompresa të ngrohta ose të ftohta.
Ato duhen mbajtur në zonën e dhimbjes për 15-20 minuta disa herë në ditë.
Gjithashtu edhe masazhi me vajrat esencialë si ai i rozmarinës.
Suplementët e peshkut, si vaji i peshkut janë të pasur me acide yndyrore omega-3.
Këto acide zbusin ndjeshëm kontraktimin dhe ngurtësimin e muskujve.
Farat e linit janë një tjetër burim i këtyre acideve yndyrore që luftojnë inflamacionin dhe zbusin simptomat.