Grupi i Ekspertëve të Turizmit të Evropës Juglindore së fundmi ka miratuar një plan të përbashkët për krijimin e rrugëve rajonale të turizmit kulturor dhe aventurës, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Marrëveshja se si do të formësojmë ofertën rajonale të turizmit është një hap i rëndësishëm përpara, në krijimin e produkteve të përbashkëta turistike që do të vlerësojnë dhe integrojnë trashëgiminë e pasur kulturore dhe natyrore të Ballkanit Perëndimor”,bëri me dije Snjezana Dervizkadic, Udhëheqëse e Ekipit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Projektin për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit.
Sipas projektit, janë rishikuar dhe miratuar konceptet e zhvillimit për identitetin rajonal ombrellë “Ballkani Perëndimor – udhëkryqi i qytetërimeve” dhe një rrugë të veçantë turizmi duke u fokusuar në artin dhe hartimin e 38 monumenteve të jashtëzakonshme të Luftës së Dytë Botërore. Konceptet paraprakisht përfshijnë disa nga monumentet më të spikatura nga perandoritë romake, bizantine, osmane dhe austro-hungareze.
“Konceptet e miratuara sot janë produkt i hulumtimeve të ekspertëve dhe konsultimeve të gjera me profesionistët dhe praktikuesit e kulturës dhe turizmit dhe do të udhëheqin punën e mëtejme në zhvillimin e ofertës së veçantë të turizmit dhe produkteve që do të promovohet në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, platformë të marketingut “, shtoi Derviskadic.
Takimi i 8-të gjysmëvjetor u zhvillua nën kujdesin e Projektit për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, i cili zbatohet nga RÇ i zbatuar dhe i financuar nga Bashkimi Europian (BE).
Projekti për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, me vlerë 5 milionë euro, ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e ofertës së përbashkët të turizmit kulturor dhe aventurës, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe për të rritur numrin e turistëve, të ardhurave dhe punësimit në industrinë e turizmit në rajon.
Ky projekt mbledh përfaqësues relevantë qeveritarë, privatë dhe joqeveritarë. Si një organ i themeluar në kuadër të Komitetit të Investimeve të Evropës Juglindore të RÇ-së, ajo drejton zbatimin e Projektit për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit.