Shpirtbardha e Kohës

Nga Ramiz Lushaj

1.
Çikë në Deçan.
Nuse në Vranoc.
Shqiptare tradite e moderne,
Njeri engjëllor – prej të madhit Zot.

2.
Çdo derë genesh ka një nanë të veten.
Po Ti, o Ziza – e mirë, e fisme, e ndrtishme,
Ishe e mbete si Yll i Mëngjezit,
Ti je, Nana e Harry Bajraktarit…
Ti je, Motra e Rrustem Gecit.

3.
Ti ecë në yjet e kujtimeve,
Ti rri në lisnajen e mirësive e të mirave.
Ti more dicka nga yjet e lisat.
Ti ke dhanë shumçka nga lisat e yjet…
Ti vjen në janar e ik në dhjetor,
Ti vjen në dhjetor e ik në janar.
Ti shamibardha dhe shpirtbardha e kohës,
Si bjeshka me diell, lule, pishnajë, bar…

4.
Nanë në Kosovë…
Gjyshe në Nju Jork.
Sa e shkurtër kjo Jetë!
Sa e madhe kjo Botë!
Lartësohesh në nji copë Qiell.
Rritesh mbi nji copë Tokë,
Deçan – Vranoc – Nju Jork.

Shkrue në Malësi e Gjakovës, më 10.12.2016