Përbërësit:
1 lugë gjelle me vaj ulliri
1 kokërr qepë e grirë hollë
1-2 lugë çaji pluhur erëzash
175 g thjerrëza të kuqe
600 ml lëng zarzavatesh
125 g thërrime buke
kripë dhe piper i zi (sipas dëshirës)
pak vaj
Përgatitja:
Ngrohni furrën deri në 200 gradë C. Në një tigan të madh ngrohni vajin e ullirit; skuqni në të qepën derisa të zbutet.
Shtoni pluhurin e erëzave; lëreni në nxehtësi edhe për dy minuta të tjera.
Shtoni thjerrëzat dhe lëngun e zarzavateve. Lërini edhe 20-25 minuta pasi marrin valë.
Lëreni përzierjen të ftohet pak; më pas shtoni në të masën me thërrimet e bukës. Formoni katër qofte të mëdha ose tetë të vogla.
Vendosini ato në një tavë furre të lyer me pak yndyrë; spërkateni secilën qofte me pak vaj.
Lërini të piqen për 7-10 minuta, derisa të marrin ngjyrë floriri të errët.
Janë të pasura me proteina dhe hekur. Këto lloj kotoletash përgatiten me thjerrëza të kuqe, që janë një burim i jashtëzakonshëm proteinash, hekuri dhe fibre. Ato piqen në furrë, me shumë pak vaj.