Receta e ditës/ Bukë me banane, arra, kakao dhe kumbulla të thara

Përbërësit:

4 banane të pjekura

100 ml lëng limoni

80 g gjalpë

5 vezë, 150 g sheqer

3 lugë kakao

1 qese pluhur për ëmbëlsira

1 lugë e vogël sodë bikarbonati

3 ½ miell gruri

½ e filxhanit arra të grira

½ e filxhanit kumbulla të thara të grira

 

Përgatitja:

Bananet kullojini dhe hidhjuni lëng limoni. Miellin përzieni me kakaon, sodën e bikarbonatit dhe pluhurin e ëmbëlsirave. Gjalpin shkrijeni dhe lëreni që të ftohet pak.

Vezët tundini me sheqer derisa të shkumbëzohen, shtoni bananen dhe duke e tundur vazhdimisht shtoni gjalpin e përbërësit e tjerë.

Të gjithë përbërësit bashkojini mirë që të përftohet masë kompakte. Në fund shtoni arrat e grira dhe kumbullat e thara, përziejini dhe përmbajtjen hidheni në kallëp për bukë, të mbështjellë me letër për pjekje.

Radhisni në mënyrë të barabartë përbërjen dhe piqeni në furrë të nxehur në 180 gradë Celsius rreth 30 minuta.

Buka e pjekur nxirret nga furra dhe lihet që të ftohet. Pastaj, nxirreni nga kallëpi dhe lëreni në sipërfaqe prej rrjete që të ftohet plotësisht, dhe pastaj shërbejeni.