ERVIN SALIANJI, FRYMA E IMAZHI I RI I FORUMIT RINOR DEMOKRAT


I riu Ervin Salianji në epilogun e 6 dhjetorit të Tiranës për kreun e Forumit Rinor të PD-së ka një përkatësi moshore me liderin Azem Hajdari – Hero i Demokracisë. Te dy, në kohë të ndryshme, në dy dhjetoriada, erdhën në krye të Rinisë Demokrate Shqiptare në moshën 27 vjeçare, moshë kur pjekuria e genit rinor i jep palcë jete e vepre kohës. Te dy këta juristë e politikanë të rinj erdhën në krye të rinisë blu me sakrifica e sfida në përballje me murtajen e kuqe, me mbetjet e vjetra e prurjet e reja të saj. Ndërkohë, Azem Hajdari mbeti lider i përjetshëm i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, kurse Ervin Salianji po vjen në krye të Forumit Rinor e Demokrat si kryetari ma i ri i tij, me votën e 19 konventave rinore e me votën e sotme rinore të metropolit shqiptar.I riu Ervin Salianji është moshatar me vet Forumin Rinor Demokratik, që niston me Lëvizjen e Dhjetorit ’90, e cila po kremton çerek shekullin e saj. Ervini u rrit kockë e palcë me Forumin Rinor dhe Forumi Rinor e rriti Ervinin si një politikan të ri të prejkohshëm e liderin e tij të sotëm e të nesërm. Tek kjo moshë mbi çerekshekullore e Ervinit peshon demokracia e pastër, sepse Shqipëria e ka të vështirë të ketë një Demokraci të Vërtetë me komunistët e ’41 e të 91-shit, veçmas sot kur etërit e kuq të ’41-shit e kanë pushtetin e vet tek bijtë, nipërit e mbesat e ’91-shit.

I riu Ervin Salianji vjen në krye të Forumit Rinor të PD-së si një lider i formatit të ri, me emrin e tij, me atributet e kontributet e tij.

Ervin Salianji është një politikan i ri i FRPD-së, i PD-së e i kohës panshqiptare me rritje vitale nga bangat e gjimnazit, në auditoret e universitetit, në udhët e jetës politike të derisotme; nga antar i PD-së me ish-kryetar prof. dr. Sali Berishën në Koordinator i PDSH për Durrësin bregdetar, në antar i Këshillit Kombëtar e i Kryesisë së re të PDSH.

Ervin Salianji vjen me një përvojë jetësore si lider i FR të PDSH, pasi ky jurist me shkollim pasuniversitar ka punuar avokat i qytetit të Tiranës, i Metropolit Shqiptar, pranë Bashkisë ma të madhe në Shqipëri e drejtuar nga Lulzim Basha – kryetari aktual i PD, si dhe i zgjedhur në PDSH-së si kryetar i Departamenit të Drejtave të Njeriut e Lirive Themelore.

Ervin Salianji vjen natyrshëm, dinjitar, progresiv, si përfaqësues meritor i viseve shqiptare nga Veriu në Jug, nga Dhjetori në Dhjetor – nga antar i thjeshtë i Forumit Rinor të PD në kandidat e, përndryshe: kryetar i tij.

Zemra punon për vete dhe për trupin tonë. Dhe Forumi Rinor i PD punon për afirmimin e lartësimin të Vetvetes si FRPD dhe për ta mbajt e gjallëruar vet PDSH-në nga baza në krye të saj me gjak të ri, me “gjak blu”. Si gjashtë kandidatët e garës për kreun e FRPD. Siç është në këtë 6 dhjetor 2015 dhe Ervin Salianji, kryetari i ri i pritshëm i FRPD-së, vet fryma e imazhi i ri i Forumit Rinor e Demokrat.

RAMIZ LUSHAJ

Tiranë, 5 dhjetor 2015