Nga Fadil Maloku
1. Me çfarë mandati, (po tentojnē të futen me çdo kusht!) në ekipin e “delegacionit shtetēror”, në bisedimet me Serbinë, ca ish parashutista e ca poltronista tē tanishëm klanor e partiak, kur qartë Kushtetuta e Kosovës i definon si kompetencat, ashtu edhe legalitetin dhe legjitimitetin e secilit organ përfaqësues në gjithë arkitekturën e shtetësisë sē (brisht) Kosovēs?
2. Dukuria e “parashutizmit” politik, po duket po vazhdon me odisejadēn e vjetër të paraluftēs…,kur Kosova ende nuk kishte as institucione e as pêrfaqësi legale e demokratike, të dalur nga vota e qytetarit, por, kishte njerëz patriota që me përkushtimin dhe guximin e tyre intelektual, dinin denjēsisht t’i artikulonin dhe mbronin si interesat ashtu edhe të drejtat uzurpuara nga ish regjimi serb.
3. Tani, në situatën e tensionuar skajshmērisht me Serbinë, të krijosh ad hoc “delegacion shtetërorē”, pa konsulten e viss maiorit Kushtetues, (për hirë të njē kërkese ultimative nga Brukseli) mendoj që është jo vetēm e dēmshme, por, edhe shumë jolegjitime! E them kështu, edhe për shkak se tani kur egziston “adresa” kushtetuese, e cila nē mos të parashikimeve tjera substanciale dhe situatave të procesit të shtetndërtimit të Kosovēs, tē paktēn, e ka qartësu nē vija të trasha dilemën hobsiane, të kompetencave; të gjyqësorit, legjislativit dhe egzekutivit e vendit.
4. Pra, ideja se ekskluzivisht Kuvendi (anipse, Kushtetuta aktuale, ia delegon atij të drejtën e ratifikimit të Marrëveshjeve me interes kombëtar e shtetërorë) e ka të drejtën (juridike), kompetencēn (morale) dhe obligimin (politik) për ta kriju njē listē njerëzish me naryrën e një farë “delegacioni” shtetërorë, që do negocoj (e çka do negocoj, s’është fare e qartë!?) me Serbinē, është e gabuar.
5. Është adresim i gabuar, sepse, shteti i Kosovës me Kushtetutën ahtisariane, anipse, mjaft denigrues për komunitetin shqiptar, i ka nda për secilën shtyllë (egzekutivi; legjislative; e gjyqësori) “vijat e kuqe” të kompetencave dhe mandati, në raport me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Tani, nëse u adresohemi këtyre “vijave të kuqe”, kuptojmë që sjelljet tona (partiake, qeveritare) publike politike dhe juridike, duhet të jenë në koherencē taksative me te. Ndryshe, harrone kohen e “grupeve të unitetit”, ku në stilin alienist, katapultoheshin gjithfarë; patriotash kozmopolit, e “eksperta” që Kosova, edhe atëbotë i kishte mjaft edhe për eksport. Bota e sotme, funksionon vetëm me raporte institucionale subordinuese, e jo qefe klanore e grupore poltroniste.!