Ftesën për 8 DHJETORIN e sivjetshëm e kam të hapur për të gjithë:
-banorë që po ju shëmben shtëpitë,
-studentë që po ju kushtojnë studimet në Shqipëri më shtrejntë se bashkëkombasve tuaj në Gjermani dhe Itali,
-artistë të braktisur që keni mbi 200 ditë që protestoni për të mbrojtur vlerat historike dhe arkitektonike të kryeqytetit,
-sipërmarrës të vegjël e të mesëm që po falimentoni çdo ditë,
-prindër që po detyroheni ti “nxisni” fëmijët tuaj të braktisin Shqipërinë nga mungesa e shpresës dhe besimit,
-njerëz që ju ka cënuar liria,
-qytetarë të përgjegjshëm që e doni Shqipërinë.
Ju ftoj të mblidhemi me 8 DHJETOR në orën 10 në Qytetin Studenti që të rinisim betejën tonë.për Liri , demokraci dhe prosperitet aty ku nisi në Dhjetor të 90-s…
Të bashkuar mund t’ja dalim, së bashku mund ta ndalim të keqën…
GRUPIMI DHJETOR ’90 – NDERI I KOMBIT.