Diplomacia e Kosovës gjithnjë e më shumë po pëson kolaps. I fundit dështim i këtij dikasteri ishte tentim tërheqja e njohjes nga Ishujt Solomon për Kosovën.
Ndërsa ende nuk dihet nëse ideja e presidentin Thaçi për ndryshim territoresh po e çon në humnerë diplomacinë e Kosovës.
Taulant Kryeziu Kryetar i Bordit te Institutit EPIK ka thënë për gazetën “Bota sot” se ideja e shkëmbimit të territoreve ka shkaktuar konfuzitet, polarizim të skenës politike vendor, për shkak se hapja e temës së territorit, që krahas ushtrimit të pushtetit në të, dhe popullsisë, përbëjnë tre elemente bazë për njohjen e shtetësisë së një vendi.
Taulant Kryeziu
“Diskursi rreth idesë së shkëmbimit të territoreve ka shkaktuar konfuzitet, polarizim të skenës politike vendor si dhe mos unifikim të faktorit ndërkombëtar mbi këtë pikë, për shkak se hapja e temës së territorit, që krahas ushtrimit të pushtetit në të, dhe popullsisë, përbëjnë tre elemente bazë për njohjen e shtetësisë së një vendi. Ajo që kemi pa si rezultat dialogut numri i njohje ka filluar dukshëm të bie. Në vitin 2012 kemi pas 12 njohje, 2017 kemi pas 2 njohje dhe 2018, 1 njohje”, ka thënë ai.
Sipas tij, pa u ndryshuar ky diskurs, nuk mund të ketë përmirësim në sferën e njohjeve ndërkombëtare, si dhe izolimi do vazhdoj.
“Vlerësoj se ka qenë gabim të hapët kjo temë, që po rrënon fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe ka rikthyer rolin e Serbisë si vend përcaktues në definimin e shtetësisë së Kosovës, kjo është shuplakë fytyrës për 116 vende që kanë njohur Republikën e Kosovës në këta kufi, të njohur edhe nga GJND e cila ka legalizuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës si normën bazike të kushtetues tonë. Pa u ndryshuar ky diskurs, nuk mund të ketë përmirësim në sferën e njohjeve ndërkombëtare, si dhe izolimi do vazhdojë”, ka përfunduar Taulant Kryeziu nga instituti EPIK.