1. Poeti Sadik Bejko në këtë shënim të shkurtër, kushtuar njërit prej poetëve të qiejve ,lirikut më të madh shqiptar Lasgush Poradeci.Bjenë Telat.(Rapsodi..Ky variant i poezisë Rapsodi (Bjene telat) te Lasgush Poradecit gjendet në hyrje (fq 5) te librit Kujtime te Ismail Qemal Beut, botuar për herë të pare shqip në Toronto Kanada, me përkthim nga anglishtja të Reshat Agaj.Në librin Lirika, botuar ne vitet 1960, kjo rapsodi vjen në një variant ndryshe. Kam dy pyetje:Ka variante të tjera kjo poezi? Pse është botuar në disa variante?Mbase se atëherë ne komunizëm nuk lejohej të përmendeshin top ose etnike jashtë kufijve te vitit 1913 si Janina a Prishtina?Mbase se Lasgushi i përpunonte në disa variante poezitë?Duke ju përgjigjur poetit dhe studiuesit S.Bejko:Poezia e parë është marre nga Kalendari Kombiar 1900 :e dyta Bjene telat nga Lasgushi .Përkthyesi Reshat(Agaj) ka qen stenograf, ka punuar me Petro Markon te gazeta Bashkimi i cili edhe e ka mbrojtur. Kishte kulture dhe ishte anëtar i BK dhe më vonë mbështetës i Lek Zogut ka punuar edhe për gazetën e Legalitetit ,libri ka edhe një skicë nga shtëpia e Vlorajve e flamurit:ka foto dhe disa faksimile të I.Qemalit si dhe një parathënie te shkruar nga Sefa Vlora.Poezia :”Rapsodi Popullore” :Bjene telat :që përkthyesi Reshat Agaj ka vendosur në hyrje të kujtimeve është marrë nga vëllimi poetik :”Ylli i zemrës “Bukuresht 1937.
2. Përkthyesi R.Agaj shkruan këtë dedikim:u kushtohet dëshmoreve te atdheut dëshmoreve te flamurit a tyre që ranë ne çdo vent dhe në çdo kohe për Shqipërinë e lirë e të pa varur për flamurin e shenjtë të Scanderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit.
Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5. Fryte dritë e Shqipërisë,/ ngaqytet i erret,/Ti veç dermën tin dhelpërisë/E të gëzoç na të mjerët./ Ti që kur dole në jetë/, Që kur bëri nëna djalë,/ Kokën e mbajte përpietë/ Edhe shpirtin zjarr e valë.
(Nga “Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba).Poezia e dytë që është renditur pas kësaj i përket lirik Poradeci(“Bjene Telat”. Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).Reshat Agaj me punën e tij ka derdhur me një kosto jo të vogël: qindra vargje, mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë, rrëfen kohën dhe si i përktheu kujtimet e Ismail beut. Mirëpo ky rrëfim nuk vjen në këtë botim të vitit 1968 botimi i Kanadas, por gjendet në librin me kujtime të Reshat Agaj “Vëllai i pengut”. Kapitulli:Aksident në rrugë, përkthej kujtimet e Ismail Qemalit. Përshkrimi i R. Agaj është ky:” Mendova të përktheja kujtimet e Ismail Qemal Vlorës, që kisha lexuar më parë dhe ndodheshin në bibliotekën e Torontos.
3. Poezia e Duce J.Baba është suprizuese ngase edhe koha e shkruar i përket vitit 1900 .Është koha kur në vjeshtë ,Naimi mbylli sytë për tu bërë i qiellit.Nuk ka aspak dyshim. Kjo metaforë është gjuha e ëmbël shqipe. Këtë gjuhë e përshkon drita. Gjuha zbukuron kombin, e lulëzon, e vëllazëron. Rilindasit shqiptar,midis tyre Naimi e “krehën“ gjuhën shqipe nga „egjrat“, që kishin kultivuar bejtexhinjtë. Vetëm pak sekuenca të zbritura te gjuha e Naimit,për të kuptuar se ç`është ëmbëlsia e saj.Shuarja e Naimit një ditë vjeshte në Stamboll,nuk do të linte vendin bosh të poetëve shqiptarë.Dukej se një tjetër muzg vjeshte,po pllakoste përmbi shqiptarët.Përpara tij në fushë të tjerë rilindas, kishin zbritur.N.Veqilharxhi, Th.Mitko, J.Vreto, P.Vasa, K.Krstoforidhi.Koha e rezervuar për Naimin ishte mes viteve 1811-1900. Përtej këtij kufiri të gatshem,prisnin te fillonin “mësymjen”në letrat shqipe të tjerë. Mbrinte koha e Andon Zakos, Z.Serembes, N. Mjedes, etj.P as lotit dhe dhimbjes, që shoqëronte shuarjen e tyre,ishte gati “skalioni” tjetër. Mirëpo koha e Dulce J.Baba është tashmë, ai cilësohet: Poet i ri dhe poezia e tij është flakëruese.
5. Mbas këtij prezantimi ka shumë mistere dhe pyetje. Është e natyrshme në një hapësirë të tillë kohore kaq të largët.
-Kush është ky poet i ri i quajtur Duce J.Baba?
-A mos vallë është ndonjë pseudonim?Begzat Balliu Universiteti i Prishtinës jep nj përgjigje të tillë se nuk e ka hasur këtë emër ndonëse e ka shfletuar “Kalendarin kombiar”.Dr.N. Mërkuri Universiteti i Vlorës, thotë se duhet të jetë një pseudonim.Inormata më të sakta mund të japin Nasho Jorgaqi,Rexhep Qosja,apo Dr Moikom Zeqo.Nëse e kanë hasur diku këtë emër dhe kush fshihet pas këtij emri duhet të bëhet i njohur për shqiptarët.reshat Agaj kur ka përkthyer librin e ka vendosur këtë emër në krye të faqesë ,përkthyesi mund ët ektë pasur dijeni se kush ishte DuceJ.Baba,emër i vërtët apo pseudonim.Duhet të dim edhe faktin deri në vitet 60 në Romë botohej:”Gazeta Flamuri’ dhe në emigracion një sërë gazetash që i përkisnin të mërgatës shqiptare ,që gjendej përtej oqeanit dhe më gjerë saj.Duke këkruar për kalendarin kombiar ,“Kalendari Kombiar (1897-1916, 1926,1928), botim i përvitshëm enciklopedik kulturor, letrar e politik i shoqërisë “Dëshira” të Sofjes. Numri i parë doli më 1897 me titullin “Ditërrëfenjësi” (kalendari) Kombiar” dhe nga viti 1901 e deri në fund u titullua “Kalendari Kombiar”. Gjatë viteve 1897-1900 u drejtua nga Kristo P. Luarasi me Kosta Trebickën dhe më pas edhe me Nikolla Naçon. Pas vitit 1900 botues i vetëm ishte Kristo Luarasi deri në numrin e fundit.