“Rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm përderisa borxhi i jashtëm publik u karakterizua me rënie. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 16.9 për qind nga 15.7 për qind sa ishte në TM3 2017”, thuhet në raportin e BQK-së, “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”.
Sipas BQK-së, sektori fiskal deri në shtator 2018 u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 5.7 për qind përkatësisht 10.4 për qind, raporton RTKlive.
Përkundër faktit se norma e rritjes së shpenzimeve ishte më e lartë krahasuar me normën e rritjes së të hyrave, buxheti i Kosovës regjistroi suficit primar buxhetor prej 9.2 milionë euro (60.8 milionë euro suficit në periudhën e njëjtët të vitit 2017).
“Deri në gusht 2018, sektori i jashtëm është karakterizuar me rritje vjetore të deficitit të llogarisë rrjedhëse për 40.3 për qind. Kjo rritje e deficitit të llogarisë rrjedhëse i atribuohet rritjes së deficitit të mallrave dhe zvogëlimit të bilancit pozitiv të shërbimeve, përderisa bilancet pozitive të të ardhurave parësore dhe dytësore shënuan rritje. Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat u karakterizuan me rritje prej 6.0 për qind përderisa investimet e huaja direkte (IHD) shënuan rënie prej 43.0 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.