Dy milionë euro investime në hotelin e Plavës

Në planin e intensifikimit të punimeve të rindërtimit të hotelit të njohur më par si “Plavsko jezero” në Komunën e Plavës pronari i ri i këtij objekti të mirënjohur turistik bashkëkombësi i ynë, Flamur Mushkolaj vizitoj para ca ditësh hotelin “Plavsko jezero” për të par nga afër rrjedhën e punimeve.

Zt Mushkolaj ishte i shoqëruar nga kryetari e Komunës së Plavës, zt Orhan Shamanoviq që të dy sëbashku shkuan në vendin e ndërtimit dhe u njohën me planet dhe projektet e pronarëve që do të zbatohen në dy vitet e ardhshme, si dhe investimet që janë gati për ti investuar në të dy hotelet. Ne jemi të gatshëm të investojmë mbi dy milionë euro theksoj zt Moshkolaj dhe të hapim mbi tridhjetë vende pune, tha pronari i hotelit “Plavsko jezero” . Qëllimi ynë është që të vendosim të ashtuquajturin “Hotel i Vjetër” sa më shpejt të jetë e mundur te bëhet funksional, dhe “Hoteli i Ri” do të ja zëvendësojmë strukturën e kulmit si dhe do të bëjmë  zhvendosjen e zdrukthëtarisë ekzistuese me pronarin nga objekti.

Presidenti Shahmanoviq theksoi se ky është një investim i rëndësishëm në turizëm që është me rëndësi të madhe për komunën e Plavës. Besoj se hoteli do të jetë një nxitje e mirë për zhvillimin e gjithë rajonit dhe valorizimi i potencialit turistik që ka Komuna e Plavës dhe se pa objekte te hotelerisë, nuk ka turizëm në asnjë vend, përfundoi Šahmanoviq.

 

Esad Gjonbalaj