Mehmet ELEZI
Arta Zeneli është librare. Kthehuni pesë minuta në librarinë e saj. Në fund të bulevardit Zogu i Parë, 20 metra në të djathë të shtatores së mbretit.
Libraria quhet ART’S.
Nuk lidhet vetëm me emrin e bukur të Artës. Lidhet më fort me punën e saj të bukur për librin.
Në duart e saj libri dridhet, dhemb. Sepse rimerr shpirt.
Te ART’S mund të gjinden (pothuajse) të gjithë botimet e mia.
Mund të gjinden po ashtu te libraritë ADRION dhe ALBANIA.
——————
Për të interesuarit, më poshtë lista e tyre :
Prozë
-Një amerikan në Hotel Dajti, 31 tregime, 2018
-Piloti i qytetit nën borë, roman, 2017
-Dikush mungon në ballon e fundit, roman, 2016
-Violinë gruaje, roman, 2014
-Ftesë përmes reve, roman, 2012
-Romeo as Zhuljeta, roman, 2011
-Ngjarje në Hotel M., roman, 2010
-ADN-ja e korbave, roman, 2009
-Ujdhesa e askujt, roman, 2007
-Kalendari i Noes, roman, 2000
-Dita e tetë e javës, roman, 1998
-Varri i Fatit, roman, Tiranë 1998; Paris 2002 (“Le tombeau du destin”).
Sprova (ese) dhe publicistikë
-Nuk isha student i dhjetorit (sprovë), botim i dytë i plotësuar, 2015; botim i parë 2011
-Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit (sprovë), 2013
-Kosova midis politikës e realpolitikës, 1999
-Gjeostrategjia tjetër, 1996
-Shansi i tretë, 1993
-Ajo që më ndjek pas, 1990
Gjuhësi
-Dritëhije në fjalorët e Akademisë, sprovë, 2018
-Kush i nemi “Bjeshkët e Nemuna” – çështje të toponimeve dhe të kulturës popullore -, 2017 ¬
-Fjalor me emra njerëzish – 31.000 emra iliro-shqiptarë – 2015
-Gjuha shqipe dhe ëndrra e një nate vere, sprovë, 2012
-Gjuha shqipe me një mushkëri, shkrime dhe intervista, 2009
-Fjalor i Gjuhës Shqipe – rreth 41 000 fjalë që nuk gjinden në FGJSSH, me shtjellime etimologjike – 2006
-Gjuha shqipe në bunker?, sprovë, 2005
Poezi
-Ulurimë ujku, 2010
-Nën një flok të përlotur bore, 2005