20 nëntori shënohet si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, ditë në të cilën synohet të promovohet mirëqenia e fëmijëve kudo në botë. Me këtë rast UNICEF-i organizoi një peticion “Go Blue” përmes së cilit iu bëhet thirrje liderëve botërorë të vendosin fëmijët në krye të agjendës.
Përveç Duas, Aktorja e njohur Millie Bobby Brown u bashkua me ambasadorët, aktorin e njohur britanez, Orlando Bloom, aktorin e njohur të filmit “Taken”, Liam Nesson, Lilly Singh, blogere dhe artistët Blue Man Group. Në videon e realizuar, pjesëmarrëse është edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Ajo shpërndu këtë video në llogarinë e saj, ku ka shkruar: “Çdo ditë të drejtat e fëmijëve mohohen në çdo vend të botës.
Në Ditën Botërore të Fëmijëve iu bëjmë thirrje liderëve botërorë t’i vendosin fëmijët në krye të agjendës”. Videoja e shkurtër shfaq yllin 14-vjeçar që ndryshoi emrin e saj Millie Bobby “Blue” për të shënuar eventin – “Go Blue”. Përveç ekipit të saj, Millie iu bën thirrje edhe personave të tjerë t’i bashkohen peticionit, duke u veshur ose përdorur ngjyrën e kaltër si përkrahje për Të Drejtat e Fëmijëve.
Millie Bobby Brown tha se Dita Botërore e Fëmijëve bart mesazh serioz. “Është dita kur fëmijët inkurajohen të flasin se çka është e rëndësishme për ta si; edukimi, siguria, hapësira për të luajtur dhe për të mësuar dhe hapësira pozitive”, dhe shtoi se duke e përkrahur këtë iniciativë i kërkojmë botës të krijojë një të ardhme të ndritshme për fëmijët, transmeton rtv21.tv. Siç tregon storia, shikuesit i shohin yjet derisa i përgjigjen thirrjes së Millie.
Liam Nesson gatuan cupcake të kaltërta përderisa e ripërsërit skenën e famshme të filmit “Taken”, Dua Lipa është në studio duke e riincizuar tekstin e hitit të saj “Be The One”, Orlando Bloom është në xhirime me emrin e tij Orlando “Bluem” dhe Lilly Singh është në shtëpi duke përgatitur pije(smoothie) të kaltër./ KultPlus.com