Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar datën 30 qershor 2019 për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekreti mban numrin 10928 dhe u firmos më 5 nëntor 2018.
Dekreti i Metës vjen pak ditë pasi u konsultua me partitë kryesore në vend. Kësisoj, fundi i qershorit që vjen, do të jetë dhe data zyrtare e zgjedhjeve vendore.