Përbërësit:
10 gr tharm buke
70 gr gjalpë
kripë
250 gr miell
500 gr domate
500 gr kungullesha
80 gr kaçkavall
2 vezë
100 gr ajkë
1 lugë trumzë
Përgatitja:
Tharmi i bukës përzihet me 150 mililitra ujë të vakët, shtohet mielli, kripa, gjalpi dhe ngjishet brumi të cilën e mbulojmë dhe pushon 20 minuta.
Domatet dhe kungulleshat pastrohen dhe priten në rrathë, tepsia lyhet dhe në të shtrihet brumi, duke shtrirë brumë edhe rrethit të tepsisë.
Brumi shpohet me pirun, furra nxehet në temperaturë 200 gradë celsius, rrathët e domateve dhe kungulleshave shtrihen mbi brumë, u hidhet kripë dhe përmbi u derdhet kaçkavalli i grirë.
Përmbi kaçkavallin e grirë, derdhet ajka e thartë, e përzier me trumzë dhe e vëmë në furrë për pjekje rreth 40 minuta.
Ju bëftë mirë!