Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë hedhur edhe një hap përpara në negociatat për Brexit. Gazeta britanike “The Times” njofton, se kryeministrja britanike, Theresa May ka arritur një ujdi provizore me BE për shërbimet e sektorit financiar. Sipas saj, sektori financiar britanik edhe pas daljes nga Bashkimi Europian do të ketë akces në tregjet europiane. Për këtë duhet që proceset rregulluese të këtij tregu të orientohen nga rregulloret e BE.
“Askush nuk e parathotë dot të ardhmen”
Ndërkohë në ekonominë britanike ka filluar të rritet pasiguria, pas një faze euforie për kohë të arta pas daljes nga BE. Përfaqësues të ekonomisë britanike në një takim me kryeministren, Theresa May dhe ministrin e Financave, Philip Hammond kanë pyetur për mundësinë e mbështetjes së biznesit vendas por u refuzuan nga qeveria. Sipas Hammond, “askush nuk mund ta parathotë të ardhmen”, prandaj nuk ka kuptim të premtohet një arkë plot flori për investime. May ka formuluar, se Britania e Madhe do të ndjekë një politikë miqësore ndaj ekonomisë.
Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian në mars të vitit 2019. Pika kryesore e grinjes është kufiri i ardhshëm mes anëtarit të BE, Irlandës dhe provincës britanike, Irlandë e Veriut. Këtu nuk është arritur ende kompromisi. Ministria për Brexit e hodhi poshtë lajmin, se negociatat e daljes nga BE do të kenë marrë fund më 21 nëntor./ la/(dpa,rtr)