Super të pasurit – Kina kryeson klubin e miliarderëve në botë

Klubi i super të pasurve po rritet – po ashtu edhe pasuria e tyre e përgjithshme. Një studim i bankës zvicerane UBS nxjerr në pah gjithashtu, që Kina u paraprin të gjithëve me disa miliarderë dhe disa miliarda më shumë.

Tregje të aksioneve në bum, rritje e çmimeve të pasurive të patundshme dhe rritje ekonomike në front të gjerë kanë bërë që pasuritë e njerëzve më të pasur në botë në vitin 2017 të jenë rritur me rreth 19% krahasuar me një vit më parë duke arritur në një shumë rekord prej 8,9 bilionë dollarësh. Kjo mësohet nga një studim i sapo bërë publik i shoqatës së konsulencës PwC dhe bankës zvicerane UBS, tek e cila është zgjeruar banka e të dhënave.

Miliarderët në mbarë globin po bëhen gjithnjë e më të pasur. Numri i tyre është megjithatë i kufizuar me gjithsej 2158 burran e gra që ndajnë këtë pasuri të pamasë, e cila e përkthyer në euro do të thotë se është më shumë se dyfishi i rendimentit vjetor ekonomik të mbarë Gjermanisë, pra ekonomisë më të madhe në Europë(2017: gati 3,3 bilionë euro). Mesatarisht kjo do të thotë afërsisht  4,1 miliardë dollarë për secilin super të pasur.

Infografik Milliardäre Vermögen Vergleich USA Asien Europa DEU

Kinezët të pasur në moshë më të re

Eshtë Kina kryesisht që prej vitesh po shënon ngjitje në këtë drejtim. Më 2017 super të pasurit e Kinës patën rritjen më të madhe në mbarë botën me një plus pasurie prej 39% në vlerën 1,12 bilionë dollarë. Studimi numëron 373 kinezë që aktualisht i përkasin klubit të miliarderëve – një vit më parë numri i miliarderëve kinezë ishte 318. Kinezi ekstremisht i pasur me një moshë rreth 55 vjeç është mesatarisht më i ri se pjesa tjetër e miliarderëve në botë që janë afërsisht rreth moshës 64 vjeç.

Edhe në Gjermani numri i miliarderëve brenda një viti është rritur nga 117 në aktualisht 123. Sipas këtyre të dhënave kuota e rritjes në Gjermani është 5% më e larta krahasuar në nivelin europian. Një ndër pesë miliarderët në Europë janë nga Gjermania.

“Shumë miliarderë janë aktiv si sipërmarrës dhe – pikërisht në Gjermani – shpesh prej brezash”, thotë Maximilian Kunkel, shef i strategjisë së depozitave bankare në administrimin e pasurisë së bankës zvicerane UBS në Gjermani. Sukses premtojnë angazhimet e sipërmarrjeve në fushën e konsumit, imobiljeve dhe bioteknologjisë.

Eshtë ndihmë kur paraardhësit e kanë vendosur pasurinë. Susanne Klatten dhe Stefan Quandt, trashëgimtarë të pasurisë dhe aksionerët kryesorë të BMW

I pasur me forcat e veta

Gjermanët më të pasur sipas një liste të revistës “Manager Magazin” duhet të jenë aksionerët e mëdhenj të BMW-së Stefan Quandt dhe Susanne Klatten me një pasuri të vlerësuar në rreth 34 miliardë euro. Të dy trashëgimtarët e koncernit kanë  47 përqind të aksioneve të prodhuesit të automjeteve – ata kanë pasur vetëm në maj të këtij viti një divident prej 1,1 miliardë eurosh.

Studimi vëren një tendencë në rritje të miliarderëve, që ia kanë dalë me forcat e veta me një ide të mirë biznesi të bëhen pjesë e klubit të super të pasurve: nga 332 syresh në vitin 2017 ishin 199 të ashtuquajtur miliarderë selfmade, 89 prej tyre janë nga Kina.

jv/jj (dpa)