Patriarku serb Irinej ka thënë te enjten në Graçanicë se Kisha Ortodokse kurrë nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për çështjen e ndarjes së Kosovës.
“Është qëndrim i saj- këtu jemi dhe këtu do të qëndrojmë sa ekzistojmë. Le të pushtojnë ashtu siç kanë pushtuar, le të marrin, le të përvetësojnë, por nuk guxojmë t’iu japim. Kjo është gjëja kryesore”, ka thënë Irinej gjatë një vizite në Manastirin e Deçanit.
“Asnjë ndarje. Unë nuk mund të kuptoj se si Prizreni, ku unë kam qenë mbi 15 vjet, të jetë në një shtet tjetër, pastaj Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës… Kjo nuk hyn në kokën time e aq më pak në zemrën time. Do të shohim. Po gatuhen gjëra, pjesërisht po ndryshohen dhe ndoshta do të dalim nga kjo baltë në të cilën jemi”, ka thënë Irinej.
Ai ka shtuar se pozita e serbëve në Kosovë mund të jetë më e vështirë se kurrë por të gjithë duhet të luftojnë për të mbetur atje.
“Derisa jemi këtu, kjo është e jona. Mos e dhashtë Zoti, nëse i braktisim këto hapësira të shenjta, ato nuk do të jenë tonat”, ka thënë Irinej.