E meriton këtë Dekoratë të lartë dr. Islam Lauka (Kosova)

Dr. Islam Lauka, diplomat kariere, e ka gjithkund e gjithmonë me vehte Valbonën aqsa për dashurinë ndaj Valbonës, për mbrojtjen e Valbonës, për nga pastertia e tij shpirtnore e kthjelltësia e mendimeve kombëtare mund t’i thuash dhe “Islam VALBONA”, ashtu siç mund t’i thuash dhe “Islam KOSOVA”…

Megjithatë, pavarësisht nga këto, zonja e tij e nderuar Fatbardha Lauka me aparat fotografik profesional dhe unë – miku i tij gjysëm shekullor me nji celular A6 Samsung, 2018; duam t’i fiksojmë nji foto pedagogut universitar Islam Lauka me pamje nga Valbona, pasi Islam Lauka është diplomati e politikani që e ka vizituar ma shumë e ma shpesh Valbonën historike, kulturore e turistike ma shumë se çdo politikan e diplomat tjetër shqiptar, që ka shkrue ma shumë se kushdo tjetër ndër shqiptarët e ndërkombëtarët për Valbonën, që e ka kauzë e përkushtim idealist mbrojtjen e saj të pakompromis, të pandalun, të gjithkohshëm.

Kësaj here, dr. Islam Lauka, ish ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, ish drejtor i përgjithshëm në disa drejtori të përgjithshme të MPJ të Shqipërisë, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, president i Qendres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, autori i disa monografive e shkrimeve për Kosovën e çështjen Kombëtare Shqiptare, ka ardhë në Valbonë e Tropojë, pasi Presidenti i Shqipërisë, Sh.T. Z. Ilir Meta, e ka dekorue me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivacionin dekretor të dekoratës: “Me mirёnjohje pёr kontributin e veҁantё nё promovimin dhe mbrojtjen e ҁёshtjes sё Kosovёs nё botё pёrmes veprimtarisё diplomatike, politike, publicistikёs dhe studimeve akademike”. Dhe e meriton këtë dekoratë të lartë dr. Islam Lauka, përndryshe për kontributet e tij për Kosoven, thirret dhe “dr. Islam Kosova”.

Ramiz LUSHAJ