“Thriller” i Michael Jackson është videoklipi më i mirë në 50 vitet e fundit. Çmimi u dha nga Imaginaction, festivali i parë kushtuar videoklipeve në nivel ndërkombëtar nga një juri e përbërë nga gazetarë të rëndësishëm italianë në këtë sektor, diskografë dhe punonjës të tjerë.
I dalë në 1983, “Thriller” është konsideruar video e parë muzikore, që ka një temë dhe koreografi, që e kanë bërë atë një ikonë të padiskutueshme të muzikës pop.
Videoja “Thriller” paraqitet si një film i shkurtër (një term që Michael Jackson preferoi mbi video) në ngjyrat horror, i pari në histori me një konotacion të fortë kinematografik. Në fakt, deri në atë kohë, videot që shoqëruan single-in ishin kolazhe të imazheve pa një temë të përcaktuar dhe një identitet të tyre.
Michael Jackson pa në kinema filmin “Un lupo mannaro americano a Londra” di John Landis dhe ra në dashuri, duke vendosur të përsëriste atmosferën e tmerrshme të filmit për të shoqëruar këngën e tij.
Pas shumë insistimeve nga ana e tij, kompania “Epic Records” pranoi të paguante gjysmë milion dollarë për të bërë videon. Filmi i shkurtër ka regjisor vetë Landis dhe në atë kohë e quajti si klipin muzikor më të shtrenjtë në histori.
Videoja “Thriller” doli të jetë një sukses i pashembullt: kënga shtyu albumin (e dalë vitin e kaluar) përsëri në krye të listave në të gjithë botën, duke trefishuar shitjet.
Edhe rrjeti i ri i MTV përfitonte: regjistroi për herë të parë dëgjime rekord dhe u detyrua të transmetonte videoklipin disa herë në ditë, për shkak të kërkesave të shumta të shikuesve.