Ditë më parë në Prishtinë është mbajtur parada e komunitetit LGBT, me emrin “Parada e Krenarisë”.
Përveç qytetarëve të shumtë, në këtë paradë nuk munguan edhe fytyrat publike.
Këngëtarja Adelina Ismaili ishte njëra ndër ato, e cila nuk mungoi duke dalë në përkrahje të këtij komuniteti.
Në një intervistë për “Prive”, Adelina tha se e ndjeu për obligim t’i bashkohet paradës, në momentin që mori ftesën nga ata.
Ajo tha se këngë për këtë komunitet kishte realizuar 20 vite më parë, kur ishte tejet e vështirë të trajtoheshin tema të tilla.
Madje, Ismaili citon edhe faktin se si kompozitori e kishte menduar që qëllimisht këngën të mos e bëjë “hit”, duke dashur që të mos bie në sy tema të cilën e trajton, e cila ishte thuajse gati e papranueshme për kohën.
Tutje, diva shqiptare deklaroi se ajo këngë bazohej në jetën reale të një miku të saj, i cili për fat të keq nuk jeton më.
Sikundër, edhe të intervistuarit tjerë brenda komunitetit LGBT, treguan se Adelina për ta është inspirim, duke e shquar si këngëtaren që ka thyer shumë barriera.