Patate të skuqura me salcë djathi dhe vezë

Përbërësit për 4 persona:

600 gr. patate

200 gr. djathë kaçkavall, i butë, i grirë

2 thelpinj hudhre të prera hollë

100 ml. verë e bardhë

200 ml. krem qumështi

2 të kuqe vezësh

2 lugë gjelle majdanoz

60 gr. gjalpë

kripë dhe piper

 

Përgatitja:

Lani shumë mirë patatet; i lyeni me pak gjalpë dhe në vazhdim i mbështillni me letër alumini. I piqni në furrë për 1 orë, derisa të zbuten.

Menjëherë më pas u hiqni cipën: i prisni në copa të mëdha dhe i vendosni në një enë të lyer me gjalpë.

Sipër patateve hidhni pak djathë të trashë të butë, të grirë trashë.

Rrihni kremin e qumështit me verën, të kuqet e vezëve dhe kripën e piperin. Shtoni djathin e grirë, hudhrën, majdanozin dhe i përzieni mirë të gjitha materialet.

I spërkatni patatet me masën prej djathi dhe I piqni derisa djathi të shkrijë.

Pas kësaj gatimi mund të serviret.