“Black Eyed Peas”, grupi i përbërë nga apl.de.ap, will.i.am e Taboo, rikthehen pas 8 vjetësh në skenën muzikore me një album të ri.
“Masters of The Sun” pritet të dalë më 12 tetor, i paraprirë nga kënga “Big Love”, e cila është konsideruar si një himn i dashurisë dhe tolerancës.
Rikthimi i grupit do të jetë i fuqishëm, pasi po përgatisin edhe turneun europian.
“Black Eyed Peas” kishin 8 vjet që nuk publikonin një album, i fundit ishte “The Beginning”, që kur pjesë e grupit ishte edhe Fergie, e cila u largua pak kohë më parë.