Përbërësit:
1 filxhan arra të pastruara
1 kg panxharë të pastruar, të zierë e të prerë në kuba të vegjël
1/2 filxhani çaji vaj ulliri
1/4 f. çaji ujë
2 lugë tahini (hallvë Stambolli e holluar)
2 lugë çaji lëng limoni
pak kripë e piper
Përgatitja:
Thërmojmë arrat për pak kohë. Shtojmë kubat e panxharit e vazhdojmë rrahjen derisa të shkrihen. Shtojmë ujin, kripën, tahinin dhe vajin dhe i rrahim të gjitha së bashku. Shtojmë dhe lëngun e limonit dhe e servirim.
Shënim: Panxharët përmbajnë kripëra ozalike, prandaj duhet të largohen nga to ata që kanë gurë në veshka. I konsumoni menjëherë sapo të gatuhen sepse u nënshtrohen ndryshimeve kimike.