Gjermania ka krijuar trenin e parë në botë me hidrogjen, si përpjekje për të nxitur fundin e prodhimit të trenave me lendë ndotëse.
Qelizat e karburantit të hidrogjenit janë teknologji më miqësore me mjedisin, duke krijuar energji elektrike për të fuqizuar një bateri dhe motor, si rezultat i përzjerjes së hidrogjenit me oksigjenin. I vetmi shkarkim është avulli dhe uji me energji të tepërt të ruajtur në bateritë litium jon në bordin e trenit. Sidoqoftë, prodhimi i tyre është më i shtrenjtë krahasuar me trenat e bazuar në karburantet me lëndë djegëse që përdoren zakonisht.
Dy trena blu të ndritshëm të quajtur Coradia iLint, të ndërtuara nga prodhuesi francez TGV i trenave Alstom, filluan të lëviznin në një rrugë prej 62 kilometrash midis qyteteve Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervoerde dhe Buxtehude në Gjermaninë veriore. Trenat Coradia iLint mund të udhëtojnë për rreth 1 milje në një rezervuar të vetëm hidrogjeni, të ngjashme me gamën e trenave me naftë. Alstom po sfidon teknologjinë duke sjellë një alternativë më të qetë dhe shumë më ekologjike krahasuar me naftën e përdorur në linjat hekurudhore jo të elektrizuara, duke sjellë një perspektivë tërheqëse për shumë qytete gjermane që përpiqen të luftojnë ndotjen e ajrit.
“Treni i parë i hidrogjenit në botë është duke hyrë në shërbim komercial dhe është gati për prodhim serial”, tha Henri Poupart-Lafarge nga Alstom në një ceremoni zbulimi në Bremervoerde, stacioni ku trenat do të furnizohen me hidrogjen. Gjithashtu edhe vende të tjera po kërkojnë trena hidrogjeni, tha Alstom, duke përfshirë Britaninë, Holandën, Danimarkën, Norvegjinë, Italinë dhe Kanadanë. Në Francë, qeveria ka thënë tashmë se dëshiron që treni i parë i hidrogjenit të jetë në shina deri në vitin 2022. “Sigurisht, blerja e një treni hidrogjeni është disi më i shtrenjtë se një tren me naftë, por është më i lirë krahasur me koston e mjedisit, të shkaktuar nga ndotja që zakonisht shkaktohet nga lendët djegëse” tha, Stefan Schrank menaxher i projektit në Alstom.
Trenat e rinj do të furnizohen në një stacion të mbushur me hidrogjen. Hidrogjeni i gaztë do të shkarkohet në trena nga një enë 12 metër e lartë pranë pistave në stacionin Bremervoerde. Me një furnizim, ata mund të lëvizin në të gjithë rrjetin gjatë gjithë ditës. Me rreth dy milionë pasagjerë hekurudhorë dhe rreth katër milionë pasagjerë në vit, EVB figuron midis ofruesve më të mëdhenj të lëvizshmërisë në trekëndëshin Elbe-Weser të Saksonisë së Poshtme.