Nga Azgan Haklaj *
Koncert madhështor organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve në Malin e Shenjtë të Tomorrit, me artistë të zgjedhur të trojeve etnike shqiptare.
Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetra- mijra peligrinë nga mbarë hapsira shqiptare dhe Diaspora.
Këngët dhe vallet shqiptare, kostumet kombtare të larmishme i krijuan një kurorë brilante Baba Tomorrit të Dodonës dhe Abaz Aliut- Heroit të Luftës së Qerbelasë, në Vitin Jubilar të Heroit tonë Kombtar Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), 140 Vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 10 Vjetorin e Pavarsisë së Kosovës, ditës së sakrificës njerëzore Kurban Bajramit.
Për Malin e Shenjtë të Tomorrit, aty ku është Selia e Perëndive, aty ku Zoti flet Shqip është folur e shkruar shumë, por po veçoj disa pena të arta:
Naim Frashëri thotë.
“Abaz Aliu zu Tomorr
Erdhi afer nesh
Shqiperia nuk mbeti e gjorë
Se Zoti e desh”.
Kristoforidhi pohon;
“Tek Mali i Tomorrit rri Zoti
Më i madhi i jetës rri”.
Çajupi shkruante;
“Baba Tomorr kish’ e Shqipërisë
Mal i lartë Fron i Perëndisë.
Tek ti vijnë njerëzit që moti
Për të mësuar ç’urdhëron Zoti”.
Në këtë amfiteatër natyror ku toka puthet me qiellin e njerëzit kuvendojnë me perenditë, aty ku Zoti flet shqip, në Olimpin shqiptar, në malin e të mirëve, dhjetra- mijra peligrinë erdhën për të nderuar veprën sublime të flamurtarit të Luftës së Qerbelasë Abaz Aliut, i cili u martirizua për te drejtën hyjnore.
Mali i Tomorrit është zanafilla e jetës në tokë.
Baza e historisë së njeriut parapelazgjik apo europian.
Kult i ngjizjes së shpirtit të njeriut.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar falenderon të gjithë artistët që morën pjesë në këtë spektakël madhështor në “Baba Tomorr”.
*President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar