BuzzFeed, një nga mediat online më të fuqishme amerikane, kritike e fortë e Donald Trump, ka publikuar një dokument ku bën të ditur se presidenti i SHBA-së dhe ai i Rusisë janë marrë vesh se do të ketë një ndarje të re kufijsh në botë, nëse zgjidhet Trump President.
Sipas BuzzFeed, kryeqytetet e mëdha evropiane kanë kundërshtuar qëndrimin e SHBA-së për Kosovën.
“Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar ndaj qasjes së administratës Trump për të larë duart në Ballkan, çka mund të rrezikojë destabilizimin e një rajoni edhe kështu tw shpwrthejw njw ‘fuçi baruti’”, thekson gazeta.
“Kryeqytetet e mëdha të Europës kanë kundërshtuar fort çdo propozim që luan me kufijtë në Ballkanin Perëndimor, nga frika se veprime të tilla do të prishin ekuilibrin delikat të rajonit.
Por, presidenti Donald Trump duket se ka miratuar një qasje më ambivalente”, shkruan BuzzFeed.
Duke cituar dy burime diplomatike, artikulli thotë se sipas një plani të “mbështetur jozyrtarisht nga Serbia, do të ketë shkëmbim territoresh të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, e cila ka popullsisë etnike shqiptare.
BuzzFeed pastaj citon një diplomat francez i cili dëshironte të mbetet anonim të ketë thënë se “ideja e diskutuar e kufijve është destabilizuese”.
Gjermania kundërshton me forcë ndryshimin e kufijve dhe ka vendosur veton.
Media amerikane thekson se pritet që të shpërthejë një luftë e fortë ndërmjet SHBA dhe Gjermanisë për Ballkanin. /Express/