Formulë për puthje vajzash e viteve 70′

Nga Ilir Kadia – Tiranë

“I shikon ata katër yjet që formojnë një trapez?! Po! Po ata të tre në vazhdim që formojnë një trekëndësh me kënd të gjërë?! Po! Të shtatë ata janë Arusha e Madhe! Do të dish Arushën e Vogël?! Po!(Dhe e afron më afër) Ahere merr 5 herë distancën mes dy yjeve të trapezit drejt veriut dhe… E shikon ate yllin që ndrit me shume se të tjerët?! Ai eshte Ylli Polar!I fundit I Arushes së Vogel!”
Ajo e ngrinte qafën dhe gushën e bardhë si mjellmë dhe… e sigurte që kur të shkonte në shtëpi, në mesin e gushës do i kish mbirë një lulekuqe…nga puthja jote!
Dhe në orën e Astronomise do merrte 10 me siguri! Po gusha?! Gusha nuk do dukej se një shami si mjegullnaja e Andromjedës do i fshihte shënjat e puthjeve të tua lidhur si varg manushaqesh mavi tek ylli polar i dashurisë së parë.