Përbërësit:
nga 1 fileto për person
limon një kokërr mesatare
kripë, piper
majdanoz 1 tufëz fletë dafine 2 deri 3 gjethe
vaj ulliri 2 deri 3 lugë gjelle
2 kokrra vezë
1 filxhan qumësht ose ujë vaj për skuqje 2 deri 3 filxhan kafeje
garniturë sipas dëshirës
Përgatitja:
Fileto e pastruar nga halat e lëkura pritet në copa racioni që të marinohen në një enë porcelani me lëng limoni, fletë dafine,vaj ulliri, një tufë majdanozi, piper të zi dhe lihen në frigorifer për 1-2 orë.
Vezët rrihen me qumësht ose ujë dhe u hidhet kripë. Filetot kullohen nga marinada, u hidhet kripë, lyhen me miellin, kalohen në vezë dhe skuqen në vaj të nxehtë.
Shërbehet me feta limoni e patate të skuqura.