Çmim stratosferik: 220 lekë një makiato në Durrës…!

Durrës

Kjo verë në rivierën shqiptare është karakterizuar me risi të shumta. Por ajo që bie ndesh me xhepin e konsumatorit, padyshim se bënë bujë më të madhe. Më herët është raportuar për ngritje enorme të çmimeve në pjesën jugore të Shqipërisë, kryesisht në Sarandë, kuptohet për shkak të rritjes së fluksit të njerëzve viteve të fundit.

Por nuk është vetëm jugu i Shqipërisë, aq i shtrenjtë. Durrësi dalëngadalë po e merr primatin. Lokalet po i “rrjepin” konsumatorët, derisa këta të fundit po shfryhen vetëm në rrjetet sociale.Në një faturë që ka qarkulluar gjatë ditës së sotme, shihet çmimi i lartë i “machiatos”, 220 lekë shqiptare , që me nivelin e pagave tona, mund të quhet edhe “stratosferik”.