Në Shqipëri, bazë ajrore e NATO-s

NATO pritet të ndërtojë në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor: lajmi është bërë i ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, sipas të cilit vendimi është miratuar nga Këshilli i Atlantikut të Veriut. “Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës”, ka shpjeguar Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.

Projekti pritet të nisë breda këtij viti, ka shkruar kreu i Qeverisë shqiptare duke shtuar se “Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Kryeministri ka bërë të ditur gjithashtu se qeveria shqiptare është në diskutime me qeverinë amerikane “për modernizimin e mëtejshëm të kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet që vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan”, shkruan zoti Rama.