Nga Adem Lushaj – Deçan
Bashkatdhetarë të ardhur nga Zvicra, të organizuar në Shoqatën që mban emrin e heroit, Sali Çekaj, ka bërë nderimet tradicionale vjetore pranë shtatores së tij, të ngritur në qendër të Deçanit.
Ata, pasi që kishin vendos kurorë me lule dhe nderim para Shtatores, kishin marrë rrugën për të nderuar edhe familjen e dr. Ibrahim Rugovës.
Sipas kryetarit të Shoqatës, Saim Tahiraj, nderimi për figurën e heroit Sali Çekaj, por edhe të heronjve tjerë të këtij vendi, janë obligim të cilat mundohemi të përmbushim për çdo vit.
“Agjenda jonë ndryshon nga viti në vit, duke u munduar që nderimi dhe kujtimi për të rënët për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e këtij vendi, të jetë i përhershëm”, ka thënë Tahiraj, i cili ka bërë të ditur se këtë vit, pos nderimit që bëhet për heroin Sali Çekaj, do shkohet për të nderuar dëshmorin Ismet Rrahmani në Açarevë, nderim pranë varrit të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.
“Këtë vit, pos nderimit që i bëjmë çdoherë heroit Sali Çekaj, do shkojmë në Açarevë, duke vazhduar rrugën për te varri i presidentit Rugova, e më pastaj do bëjmë vizitë familjes Rugova në Prishtinë”, ka treguar Saim Tahiraj, kryetar i Shoqatës “Sali Çekaj”, me seli në Zvicër. /BP/