“Serbët e Veriut kanë paketuar valixhet, pasi ndarja do të thotë luftë”

Drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq ka thënë se ndarja eventuale ose këmbimi i territoreve do të shkaktonte një eksod të serbëve nga veriu i Kosovës.

Janjiq ka thënë se “politikanët serbë nuk i kuptojnë serbët kosovarë. Ata në fakt nuk e dinë se çfarë në praktikë do të thotë ndarja.

“Ajo do të thotë rritje e mundësisë për konflikt. Kjo nuk është gjë e thjeshtë. Serbët nga veriu tashmë kanë filluar t’i palosin valixhet, ata shumë mirë e dinë se konfliktet vijnë kur ndahen ose kur këmbehen territoret”, ka thënë për “Danas” Dushan Janjiq.

Ai ka sqaruar se realizimi i kësaj dëshire të autoriteteve serbe për ndarje ose këmbim është krejtësisht jo real.

“Këmbimi ose ndarja e territoreve shpie në mundësi të luftës pa marrë parasysh marrëveshjet e mundshme. Dhe për këtë arsye, as Amerika dhe as BE-ja nuk do të pranojnë. Kjo nuk do të ndodhte sikur Serbia dhe Kosova, përkatësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ishin anëtarë të NATO-s. Pasi nuk është kështu, tregimet për ndarje këmbim janë krejtësisht të pavërteta”, ka shtuar  Janjiq.