Në një takim të kabinetit të tij, zoti Tsipras tha se do “që të marrë para popullit të madh grek të gjithë përgjegjësinë politike për këtë tragjedi”, sepse në fjalët e tij “është detyra e kryeministrit dhe qeverisë të bëjë një gjë të tillë”.
Ai tha gjithashtu se vendi do të ndërmarrë me shpejtësi detyrën e identifikimit të shkeljeve në ndërtime, që besohet se kanë qenë faktor në pamundësinë e shumë viktimave për të shpëtuar. Ai përsëriti gjithashtu njoftime të tjera se besohet që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme.
Ekspertët e mjekësisë ligjore vazhdojnë të përpiqen të identifikojnë dhjetra personat që humbën jetën në zjarret më vdekjeprurëse prej dekadash në vend.
Autoritetet thonë se procesi i identifikimit ka gjasa të marrë disa ditë të tjera për të përfunduar, sepse shumica e trupave ishin karbonizuar krejtësisht.