Shqiptarët dhe Kisha e Stambollit

Nga Fahri Xharra

« Njerëzit e Shqipërisë shohin te Krishti dhe Muhamedi dy profetë që i nderojnë si të tillë. Ç’fatkeqësi! Ata i thërrasin më kot! Si njeri e si tjetri të ndihmojnë vendin e tyre. O Krisht! O Muhamed! Kujt t’i drejtohen që të drejtat e tyre tashmë të njihen?  (“E njoha Shqipërinë të mbytur në gjak”-George F. Williams ) »

« Të krishterët europianë duhet të punojnë për të lehtësuar mizerjen nga skllavëria e pamerituar e shqiptarëve. Shtetet e Bashkuara që kanë fatin të kenë një qeveri që qeveris një shtet të lirë, i dalë nga vullneti i popullit sovran, qeveri që përpiqet nga dita në ditë që të sigurojë përparimin, lulëzimin dhe që ka dhënë mbi të gjitha dashurinë për të ardhmen, Shteteve të Bashkuara i bije për detyrë t’i rrethojë shqiptarët me këtë vëllazërim, me këtë dashuri njerëzore që s’e kanë njohur deri tani.- kështu shkruante George F. Williams «

Por qëndrimi i Uilliamsit nuk i pëlqeu Europës dhe bënë ç’ishte e mundur për ta hequr qafe, duke e akuzuar se kishte thyer normat protokollare, nga që i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë greke për masakrat në Shqipëri, duke mos e pasur këtë të drejtë si diplomat pa marrë më parë autorizimin e qeverisë së vet

Pra kthehemi tek grekët dhe Kisha ortodokse e Stambollit : » Historiografia jonë dhe, para së gjithash, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, është fajtorja kryesore që nuk ka zbardhur me kohë të vërtetat e qëndrimit të shtetit shovinist grek dhe të kishës shoviniste greke ndaj kombit shqiptar. »

Deri më sot ne nuk kemi nëpër duar botime seriale shkencore, zyrtare, me të vërtetë autoritare, të përkthyera edhe në gjuhë të huaja, me siglën e kësaj akademie, për tragjeditë e rënda që i ka shkaktuar popullit tonë ky shovinizëm i urryer, që asokohe kur Greqia u bë shtet i pavarur, e sidomos pas shpalljes sëMegaliidesë në vitin 1844,  e deri në ditët tona.

Një problem tjetër që shtron në ketë vepër zoti Dragoj është ai i lashtësisë së gjuhës shqipe, për të cilën e kanë thënë fjalën e vet mjaft shkencëtarë të huaj, si Hobhauz, Mayer, Catapano, Bue, Han, Pelegrini, Valois, Borgia e shumë të tjerë. Pikërisht gjuhën shqipe, këtë simbol të kombit shqiptar, kisha shoviniste greke e ka vlerësuar si armikun kryesor të saj. Prandaj ajo dërgonte në trojet shqiptare një emisar të vetin me emrin Kozma, të veshur me petkun e “shenjtorit”, i cili mes shqiptarëve kërkonte të bënte predikime paradoksale, si ai që citon zoti Dragoj: “…Perëndia e quante veten të fyer kur dëgjonte lutje me lavde në gjuhën shqipe” (f.64).( Nuri Dragoj me titull“Grekët dhe shqiptarët. Realitete historike” (Shtëpia Botuese “Weso”, Tiranë 2009).

Në librin e Zot.  Nuri Dragojt . përmes fakteve të pastra që ka qëmtuar me aq kujdes, e ka zhvlerësuar tërësisht këtë shprehje tashmë bajate dhe përmes “skanerit” të një publicisti objektiv, ka argumentuar në një mënyrë tepër bindëse se planet antishqiptare që thuren në Athinë, janë vepër jo e “ca qarqeve të caktuara greke”, por e politikës zyrtare greke, të përfaqësuar nga krerët më të lart të saj. Ishte pikërisht Georges Papandreu, ish-kryeministë r grek, i cili më 12 qershor 1960, deklaronte në Parlamentin grek: “Pretendimet tona për Epirin e Veriu janë të shenjta dhe të patundura” (f. 40). Këto pretendime të shovinizmit grekomadh kanë vazhduar të shfaqen po me të njëjtin intensitet deri në fund të shekullit që kaloi. Le të kujtojmë për një çast deklaratën e ish-Kryeministrit Micotaqis, i cili më 14 korrik 1993 deklaroi se atë që kërkon Shqipëria për Kosovën, do të kërkojmë edhe ne për Vorio-Epirin.

Gjurmet e mosdurimit të Kishes së Stambollit i gjejmë edhe në dokumente të çmuara edhe në Manastirin e Shën Naumit, të ndërtuar në shekullin XII, të cilat u shkatërruan me urdhër të patrikut grek në vitin 1850 ose 1851. Në këtë rast, ata citojnë murgun Serafim, autor i këtij akti vandalizmi, i cili, më 1856, i thoshte peshkopit Popov dhe tre shokëve të tij (një dhjaku dhe dy priftërinjve francezë): “…Sa më ka kushtuar për t’i shkatërruar të gjitha këto! Por patriku më ka urdhëruar tri herë radhazi. Më së fundi, ai më shkroi: “Është hera e fundit që ne të urdhërojmë. Nëse në këtë kohë nuk janë djegur të gjitha arkivat, ti do të zëvendësohesh dhe atë që nuk do ta bësh ti, do ta bëjnë të tjerët’. Vetëm atëherë arrita në përfundimin që të bëja një pirg me to para manastirit dhe t’i vija flakën. Por sa keq më vinte””

Shkojmë më tutje :” Shqiptarët nuk shkonin në kishë nga frika e mallkimeve. Patriarkana i mbante shqiptarët nën kontroll dhe punonte për greqizimin e tyre.  Patriarkana i mbante shqiptarët nën kontroll dhe punonte për greqizmin e tyre. Një pjesë e mirë e ortodoksëve shqiptarë në Turqi kishin ardhur këtu të pamartuar. Në mungesë të vajzave shqiptare, ata ishin martuar me vajza greke. Në këto rrethe influenca e Patriarkanës ishte e fuqishme dhe shumë nga këta elementë pengonin përpjekjet e patriotëve shqiptarë për krijimin e kishës shqiptare.”

Edhe përpara kohës kur patriarku grek arriti të suprimojë metropolinë e Ohrit, aty ka patur apostazi mes të krishterëve që vareshin nga kjo metropoli. Por ato kishin qënë individuale. Më në fund, ato u bënë më të shumta, po në atë masë sa më tepër që Fanariotët, nëpërmjet intrigave të tyre, e bënin të paefektshëm proteksionin që sulltani iu njihte kryetarëve të krishterë mbi besimtarët që ishin nën përkatësinë e tyre….

Ja, për shembull, çfarë ndodhi në Meglenë. Të mbështetur nga ipeshkvi i tyre, banorët e Nentës (Notini i lashtë) nuk donin ti nënshtroheshin patriarkut fanariot dhe i thonë: “Ne jemi Romanë dhe nuk duam të bëhemi Grekë…”. I njoftuar për kundërshtimin e tyre, patriarku Samuel i akuzoi ata për rebelim pranë Portës së Lartë dhe kërkoi ushtarë për ti detyruar të binden, apo më mirë të ulnin kokën, nën zgjedhën e Fanarit….

Duke e lexuar analizën e Zotit Sherif Delvina për antishqiptarizmin tradicional të Patrikanës së Stambollit shkoqisim : ” Lufta e gjate e papatit me Bizantin ne vendin e shqiptareve, si para epokes se lavdishme * te Skënderbeut ashtu edhe pas saj, nuk mori kurrë forma te këqija.  Per fanatizëm nuk behet fjale ne këto vise, se nuk janë vërejtur pengime fetare. “Kemi te dhëna te qarta pohimi te simbiozës se pastër ndërmjet katolikeve e ortodokseve”, vërente me kënaqësi M.Shuflai.  Reposhi, vëllai i Skenderbeut, u varros ne manastirin e kishës së Hilandarit, mbishkrimi i varrit e quan “Duke i Lirise” (Hopf. “Kronika”, f.295). Skenderbeun, papa e quajti “biri im…me trimi i gjithë princave katolike”. Qysh nga viti 1453 e deri ne shekujt e mevonshem, Patrikana e Stambollit kishte pushtet te plote mbi te krishteret e Ballkanit.” ( Fahri Xharra, Sulltan Mehmet Fatihu II e rriti fuqinë e klerit ortodoks në Greqi . Pse? )

… Qendra kulturore e Janinës, e nxitur dhe e perkrahur nga Patrikana, bënte çmos per greqizimin e shqiptareve ortodokse. Patrikana mund te hapte sa te donte shkolla greke kudo ku kishte te krishtere shqiptare. Ç`kombëtarizimi i shqiptareve ishte ne rend te ditës. Ne Himare shkollat greke ndeshen ne rezistencën e banoreve vendas. Me gjithë luftën sistematike te Fanarit, te përkrahur nga turqit, himarjotet hapen shkollat shqipe ne Vuno, Dhermi e ne Himare ne vitin 1637, me ndihmën e murgjve braziliane arbëreshe te ardhur nga Kalabria, te cilat vazhduan rreth 100 vjet. Aty vinin nxënës te vegjël nga Lekuresi, Nivica, Shen Vasili, Lukova, Piqerasi, Kudhesi. Keto shkolla i mbylli perfundimisht, me urdhër te Patrikanes, peshkopi i Himares dhe i Delvines me 1720. Ai hapi ne cdo fshat shkolla greke, duke i detyruar te iknin mësuesit e mëparshëm. Te fundit qe u larguan ishin arbëreshet B.Matranga e P.Skiroi. Historiani grek K.Paprigopulos qorton Patrikanën e Stambollit se për neglizhence nuk mund te helenizonte te grithe popujt e Ballkanit; ajo nuk përfitoi nga Situata jashtëzakonisht e f favorshme qe i kishte lejuar Perandoria Osmane. Pas shpalljes se Hatihumajunit me 1856, i cili u njihte popujve te Perandorisë Osmane barazinë e arsimit ne gjuhen e tyre, shqipja përsëri u ndalua te mësohej.  Nen kryesine e Patrikanës vazhdoi greqizmi i shqiptareve.”

Edhe një herë, që të mos harrohet : “ Pas shpalljes se Hatihumajunit me 1856, i cili u njihte popujve te Perandorise Osmane barazine e arsimit ne gjuhen e tyre, shqipja perseri u ndalua te mësohej. Nen kryesine e Patrikanës vazhdoi greqizimi i shqiptareve.””

Pas këtij shkrimi kërkoj nga bashkëkombësit e mi  që i përkasin fesë ortodokse dhe nga ata të fesë muslimane që ta shikojnë të vërtetën kombëtare  me sy të kthjellët “ Me fe po ,por mos ta harrojmë atdheun”

Fahri Xharra,18.07.18

Gjakovë

Referencat :

– Eshref Ymeri: “Enciklopedia” e urrejtjes greke

– Beqir Meta, Shqipëria dhe Greqia (1949-1990)

– At Zhan-Klod FAVEIRIAL “ Fanariotet dhe grekërit.

– Sherif Delvina: “Antishqiptarizmi tradicional i Patrikanës së Stambollit”

– Fahri Xharra, Sulltan Mehmet Fatihu II e rriti fuqinë e klerit ortodoks në Greqi . Pse?