Grubi: Të vihemi në anën e duhur të historisë

????????????????????????????????????

Artan Grubi, deputet, kryetari i komisionit për çështje evropiane

Sot Maqedonia është shembulli më i mirë në Evropën Juglindore si dhe paraqet arsye për qëndrueshmërinë e kredibilitetit të strategjisë së zgjërimit të BEsë
Besoj që të gjithë këtu prezent e keni kexuar kryeveprën e Franc Kafkës – Metamorfoza. Sot në Kuvend kishim mundësi ta shohim metamorfozën në vepër në fjakët e Popovskit i cili demonstroi ndryshim të jashtëzakonshëm brenda një viti nga Ministër i Jashtëm në forcë destruktive ndaj integrimit.
I dashur Komisioner, Është kënaqësi t’ju kemi këtu përsëri, mirëserdhet.
Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm ky, shumë i veçantë në mënyra të ndryshme.
Para dy ditëve ishte përvjetori i Marrëveshjes së Przhinos për të cilën ju vet keni dhënë kontribut të madh bashkë me koleget e juaj këtu në Shkup.
Nga kjo marrëveshje doli një KSHZ e re, një prokurori speciale, listë e reformave sistemore dhe zgjedhje të parakohëshme.
Nga perspektiva e sotme, këto elemente tē marrëveshjes sollën zgjedhje të pranueshme, institucione kredibile, rikthim të marrëdhënies së partneritet me komunitetin ndërkombëtar dhe në fund edhe datë për fillim të negociatave dhe ftesë për anëtarësim në NATO.
Në shikim të parë, kjo duket idilike, por megjithatë nuk ishte kaq lehtë.
Në mes të Przhinos dhe samiteve të BE dhe NATO kishim dy shpërndarje të Kuvendit dhe dy rikthime të një Kuvendi të shpërndarë, fajle skandaloze nga Ivanovi dhe protesta, anulim të dy parë zgjedhjeve, incidente të rënda në Kumanovë dhe Goshincë, dorëheqje, qeveri teknike gjysëm viti, seancë katër mujorshe konstitutive, mosdhënie të mandatit, protesta përsëri, hyrje me dhunë në Kuvend dhe në fund zgjedhje të qeverisë me shumicë të brishtë.
Mos të flas këtu edhe për krizën me migrantët, përplasjet gjeostrategjike dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta të huaja.
Me të gjitha këto sfida, ne ia dolëm, ndërsa juve ju kishim në krah.
Sot Maqedonia është shembulli më i mirë në Evropën Juglindore si dhe paraqet arsye për qëndrueshmërinë e kredibilitetit të strategjisë së zgjërimit të BEsë.
Ne ia dolëm bashkë. Këtu me duhet ta përmend edhe rolin konstruktiv të deritanishëm të opozitës dhe i ftoj që edhe hapat e fundit të këtij vrapi kaq të mundimshëm për vendin tonë ti bëjmë bashkë, të zgjedhim KSHZnë dhe të miratojmë amandamentet kushtetuese.
Të vihemi bashkë në anën e duhur të historisë.
Edhe hapat e fundit të maratonës tri-dekadëshe le ti ecim bashkë dhe ta rrumbullakësojmë suksesin e përbashkët.
Maqedonia nuk është problem për Bashkimin Evropian, por zgjidhje.
Maqedonia nuk është barë për Bashkimin Evropoan, por partner i qëndrueshëm.
Maqedoni nuk është mangësi për Bashkimin Evropian, por përparësi.